Pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, me akuzën se ka kanosur për shkak të detyrës prokurorin Gjergj Ceka, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka lajmëruar bojkotim nga të gjithë avokatët e proceseve penale, përfshirë dhe ata pjesë e proceseve gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese.
Bojkotimi do të jetë nga data 20 tetor e deri më datë 25.
Ky vendim i Dhomës së Avokatisë vjen pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami dy ditë më parë, pas një përplasje në sallën e gjyqit me këtij të fundit dhe prokurorit të çështjes, Gjergj Ceka. Bëhet fjalë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, disa prej të cilëve ishin të armatosur. Mes të arrestuarve ishte dhe Maksim Suçi, klienti i avokatit Ulian Barjami.
Vendimi i Dhomës së Avokatisë:
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë shqyrtoi ngarjen teper te rende lidhur me arrestimin e kolegut Av.Ulian Barjami, pasi mori kontakt personalisht me kolegun Barjami dhe u njoh drejtpërdrejt dhe në detaje me kete ngjarje. Me vendim qarkullues, Komiteti vendosi unanimisht:
1. Bllokimin, nëpërmjet bojkotit të të gjitha proceseve penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proçeset në Gjykatën Kushtetuese, për datat 20 tetor deri në 25 tetor. Përjashtohen nga efektet e këtij vendimi pjesmarrja në cështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.
2. Mospjesmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme, është arsye objektive për shtyrjen e proceseve gjyqësore.
3. Moszbatimi i këtij i këtij vendimi nga avokatet përben shkelje të rëndë disiplinore, si rrjedhoje sherben si baze per fillim të procedimit disiplinor nga Komiteti i Disiplinës, duke u shoqeruar me vendosjen e masave me te renda disiplinore, pezullim deri ne heqjen e liçensës se ushtriimit te profesionit.
4. Komiteti Drejtues kërkon angazhimin urgjent dhe me përgjegjësi për shqyrtimin e kësaj cështje nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
5. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Dhomat Vendore të Avokatisë.
6. Depozitimin e një kopje vendimi, pranë çdo gjykate në të gjitha nivelet.
7. Depozitimin e nje kopje vendimi prane Inspektorit të Lartë të drejtësisë, Keshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
8. Shtyrjen per nje date tjeter te tryezes se rrumbullaket te caktuar paraprakisht me Ministrine e Drejtesise ne daten 20 tetor, me objekt “Diskutimi i Projekt Kodit Penal midis grupit të punës dhe Dhomës se Avokatisë të Shqipërisë, organizuar nga Ministria e Drejtësisë.