Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas a.rrestimit të drejtuesve të PD në Librazhd dhe Prrenjas pas protestave të organizuara kundër kryeministrit Rama në këto dy qytete, duke i cilësuar si përpjekje për të frikësuar opozitën.
Për Lulzim Bashën, këto akte janë vijnë nga një regjim represiv dhe jo nga një vend demokratik.
“Këto veprime janë reprezalje të hapura ndaj kundërshtarëve dhe qtytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës.
Ato vijnë pas a.rrestimeve dhe ndalimeve të 500 mbështetësve të opozitës. Mbeten akoma në b.urg në mënyrë të paligjshme mbi 50 qytetarë.
Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo të një vendi evropian. Sistemi i drejtësisë është shpartalluar, Parlamenti është shpartalluar.
Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik jashtë Kushtetutës. Pasi vuri në nën kontroll të gjitha pushtetet, tani po i përdor për të ushtruar d.hunë ndaj kundërshtarëve.
Në këtë aventurë, Edi Rama mbështetet nga Sandër Lleshaj dhe Arta Marku. Ju bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjenë veten pjesë të ligjit që të mos u binte urdhrave të paligjshme të autokratit të ink.riminuar, Edi Rama.
Këto akte thjeshtë po thellojnë me shpejtësi gropën ku ka rënë Edi Rama.
Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas deri në triumfin e demokracisë ndaj n.arkoshtetit”, deklaroi Basha.