Gazetari Anri Bala u shpreh se fuqizimi i SPAK për të ndërmarrë veprime të kundraligjshme, vjen për shkak të pushtetit që i kanë dhënë duke e votuar për ta ngritur si strukturë.
I ftuar në emisionin Cim Peka Live, Bala tha se reagimi i politikanëve vjen në një kohë kur atyre u cenohen interesat, ndërsa theksoi se Rama e bëri një reagim të tillë, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, ndaj për këtë duhet të reagojë për vendimet skandaloze të SPAK, dhe të mos servirë në trzezë një fantazmë drejtësi që nuk jep drejtësi.
LEXO EDHE:
GJK nën përgjim/ Bala: Armë për të shantazhuar anëtarët e Kushtetueses
Rama shprehet sikur këtë reformën e kemi bërë ne. Ne e kemi votuar e asistuar e sot i jep pushtetin e mundshëm, që të bëjë cfarë të dojë. Rama ka ndë dorë të gjitha pushtetet. Po një drejtësi fantazëm që e kemi trashëguar ndoshta nga një sistem i vjetër pa profesionalizëm, ku drejtësia ishte mall pazari. Mua SPAK më kujton oqeaninë e Orwell.
Kam mbajtur qëndrim për të gjitha rastet. Sot në ktë kontekst, politika është veprim. Unë shoh veprimin e Ramës kur nuk reagon sot. Ne votëbesojmë SPAK, të gjithë këta reagojnë kur iu preken interesat, ne s‘jemi fajtorë pse i besuam. Ne jemi fajtorë që votuam ca njerëz që t‘i jepnin pushtet një institucioni që të jepte vendime skandaloze.
Që nëse ne kemi pasur të drejtë deri dje, ngjarja e sotme i përligj të gjitha pretendimet që ka opozita. Kz veprim i sotëm përligj të gjithë veprimet e Veliajt. Sot jemi para faktit. Rama duhet të veprojë. S‘mund të na japë në tryeze një fantazmë drejtësi që s‘jep drejtësi./Syri.net