Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili akuzohet për një seri vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi Pirent Kano, 36 vjeç është autor i disa vjedhjeve të supermarketeve, makinave dhe banesave.
Njoftimi i policisë
Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura më parë.
Kapet e ndalohet autori i dyshuar.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve , Specilistet për Hetimit e Krimit në Komisariatin e Policise nr 2, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura më parë, ku është kapur e ndaluar shtetasi:
- Pirent Kano, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë 2 herë për veprën penale “Vjedhja”.
Pasi më datë 13.01.2018, dyshohet se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka vjedhur një shumë lekësh në një supermarket në pronësi të shtetases B. N., 41 vjeç
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :
Më datë 03.01.2018, në rrugën “Besim Imani” dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases A.D.
Më datë 12.01.2018, ne bulevardin “Bajram Curri” dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit N.A.
Më datë 17.01.2018, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje xhami, një çantë, të ndodhur në mjeti tip “Benc 190”, në pronesi të shtetases Dh.M.,
Më datë 01.21.2018, në rrugën ”Rr.Androniqi Zengo Antoniu”, dyshohet se ka vjedhur banesen e shtetasit B.H.
Më datë 29.01.2018, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “Naim Frashëri”, në një dyqan, ne pronesi të shtetasit E.Z., 22 vjeç.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.