Me kërkesë të SPAK, mesditën e sotme u arrestua kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur masën sigurie “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut Veliaj, ndërsa “arrest shtëpie” është firmosur ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Dosja ndaj Veliajt po hetohet nga prokurori Olsi Dado. Akuza e SPAK bazohet mbi kallëzimin e personit anonim, Nesti Angoni.
Kallëzimi u dërgua me postë në SPAK. Nisur nga kjo u regjistrua dosja në hetim por nuk ishte regjistruar emri i kryebashkiakut si person nën hetim.