Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është arrestuar në Itali pasi është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Raportohet se Llalla është arrestuar në Romë në datën 10 Dhjetor.
Adriatik Llalla u shpall në kërkim ndërkombëtar më 8 Tetor pasi është dënuar me 2 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit për veprën penale fshehje e pasurisë.
Llalla u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Veçmas këtij vendimi, Llalla nuk do i lejohet për 5 vite ushtrimin e profesionit në poste publike.
Ish kryeprokurorit iu sekuestrua dhe 22 mijë m2 tokë dhe një apartament në Durrës, pasuri kjo e provuar nga shkalla e parë si e vënë në kundërshtim me ligjin.
Adriatik Llalla u akuzua për korrupsion nga Departameni Amerikan i Shtetit, i cili i ndaloi atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.