Kunati i Lul Berishës, Plarent Dervishaj është arrestuar në Dubai për llogari të Shqipërisë. Dervishaj u shpall në datën 8 dhjetor në kërkim ndërkombëtar bashkë me Lul Berishën pasi nuk u kapën dot gjatë operacionit “Asgjë nuk harrohet” nga Policia.
Tashmë në kërkim nga gjithë të arrestuarit mbetet vetëm Lulzim Berisha. Plarent Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teka më vonë fitoi lirinë. Në 2019 ai i shpëtoi një atentati teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një tjetër.
Plarent Dervishaj është i akuzuar nga SPAK në të njëjtën dosje me Emiliano Shullazin, Lulzim Berishën, Luftar Reçin, Viktor Ymerin dhe Indrit Tuallain për dy v.rasjet e bujshme të 2005, atë të Klodian Saliut ku mbeti i p.lagosur edhe një tjetër, dhe a.tentatin me e.ksploziv ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj ku i v.dekur mbeti dhe miku i tij Artan Arsi.