Sekretarja e Thesarit Amerikan, Steven Mnuchin, në një deklaratë për mediat u shpreh se persekutimi i pastorit nga autoritetet turke është i papranueshëm. Ajo shtoj më tej se Presidenti, Donald Trump, pret që ai të lirohet sa më shpejt.
Ky vendim vjen pas deklaratave të së enjtes të Trump, i cili u shpreh se do të vendose sanksione të rënda ndaj Turqisë, nëse nuk lironin pastorin. Ky i fundit është arrestuar si pjesëtar i lëvizjes “Gyleniste”, e cila akuzohet për grushtin e shtetit në Turqi në 2016-ën.
Departamenti i Thesarit në Amerikë u ka vënë sanksione dy ministrave turq, për arrestimin e pastorit amerikan Andrew Brunson.
Sipas “Washington Post”, bëhet fjalë për Ministrin e Drejtësisë, Abdulhamit Gul dhe Ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu.