Artan Hoxha ka folur për numrin e madh të dëshmorëve në radhët e policisë, të cilët numërohen në 264.
Sipas Hoxhës, policia është tradhtuar shpesh edhe nga politika, e cila e ka çuar pa pajisje të përballet me krimin.
“Kemi shembuj të tjerë, kujtoj Ylvi Bengasin që u vra në Shoshaj të Tropojës në vitin 2000. Policia u sulmua me armë nga protestues në këtë fshat.
Ai kishte dy predha në trup dhe duke dhënë shpirt u thoshte policëve që të mos hapnin zjarr se në grupin e njerëzve që kishin qëlluar kishte edhe gra e fëmijë”, tha Artan Hoxha në ABC news.