Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Hoxha ironizon intervistën që Presidenti Ilir Meta po jepte tek Blendi Fevziu, ku ka hedhur poshtë se ai mund të shpallet non grata nga SHBA. Ai tha se i vjen për të qeshur me të tilla pyetje, ndërsa shton se janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët kanë krijuar një sistem dezinformomi për presidentin për interesa të ndryshme të tyre.
Hoxha teksa pyet nëse Fevziu është ‘live’, shprehet se po pyet për ambasadoren Yuri Kim pasi kjo e fundit kërkon ti dërgojë një mesazh. Ai me ironi shkruan se shpreson që mos të jenë si mesazhet e 23 prillit, ku Ilir Meta doli “jasht kontrollit” në emisionin e Çim Pekës.
Postimi i Artan Hoxhës
Ore, ky Fevziu e ka direkt Opinionin sot, apo e ka me rregjistrim?!
Pyes per nje tip, andej nga Rruga e Elbasanit, se kerkon ti dergoj nje mesazh te ftuarit…
Ishallah nuk jane sms si ato te 23 prillit te kaluar, kur ata te Rruges se Elbasanit, po ndiqnin direkt emisionin “Çim Peka Live”…