Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim me tone ironike lidhur me vendimin e Ramës për ta bërë vaksinën anticovid i dyti në radhë. Hoxha i sugjeron se nëse që t’ua mbushë mendjen Berishës e Metës që të bëjnë vaksinën. “Por nese nuk e ben vaksinen anti-Covid-19, Sali Doktori dhe presidenti Meta, i popullit te 2 marsit, nuk i mbushet mendja kollaj ketij qerrata mileti…
Keshtu qe bej si te besh, sajdisi pak sa te bejne vaksinen, se ndryshe keq eshte puna…”, shkruan Hoxha.
Postimi i Hoxhës
U lodhe o derman, u lodhe…
Bere gjithe ate sakrifice.
Ngele dyereve te botes, duke “lypur” per te gjetur vaksinen.
Pastaj, qe te besonte populli, e provove ne trupin tend dhe trupin e doktor Piperos, dhimbjen e shpimit te vaksines…
Por nese nuk e ben vaksinen anti-Covid-19, Sali Doktori dhe presidenti Meta, i popullit te 2 marsit, nuk i mbushet mendja kollaj ketij qerrata mileti…
Keshtu qe bej si te besh, sajdisi pak sa te bejne vaksinen, se ndryshe keq eshte puna…