Sikundër ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili vinte theksin tek paralajmërimi i presidentit Meta për tërmetet, një koment ka ardhur nga gazetari investigativ Artan Hoxha.
Ky i fundit vë në dukje me anë të një statusi në Facebook, se kreu i Shtetit nuk përcjell paralajmërime të kota.
“He me, po tani që ra tërmeti, çfarë keni për të thënë????!!!!!”, shkruan ai më tone ironike.
Dy ditë më parë, kreu i Shtetit vuri alarmin. Presidenti ngriti pyetjet për kapacitetet që ka Shqipëria në përballimin e ngjarjeve të tilla, dhe masat që mund të jenë marrë nga Ministria e Mbrojtjes për të minimizuar pasojat nëse do të ketë një tërmet të tillë.
Në përfundim të shkresës, Presidenti shprehej i gatshëm edhe të mbledhë Këshillin e Sigurisë qoftë edhe vetëm për këtë çështje.