Artan Hoxha ka reaguar ashpër ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ishte i ftuar mbrëmë në studion e emisionit ‘Open’ të Eni Vasilit në Top Channel dhe ngriti akuzën e rëndë për gazetarin Artan Hoxha.
Berisha tha se Hoxha ka marrë 40 mijë euro për intervistën e realizuar muaj më parë me Safet Bajrin. Gazetari në një reagim në rrjetin e tij social Facebook kujton edhe njëherë përplasjen e fortë live me ish kryeministrin.
“Mos harro, ta kam thënë njëherë ballë për ballë, si PINOCETI do përfundosh. Edhe 80 vjeç do të çojnë me barrele në banken e te akuzuarëve”, shprehet ndër të tjera Hoxha.
Reagimi i plotë i Artan Hoxhës për Sali Berishën:
Nje sugjerim per HJEKESIN digital: Ta ndjej sikletin, ta qaj hallin, te shoh te dridhesh dhe sperdridhesh si miu i zene ne cark. Por s’te bej dot derman.
Sepse i ke duart te zhytura ne gjak shqiptaresh te pafajshem nga Kacaniku(Remzi Hoxha) deri ne Gjirokaster(Ziver Veizi) dhe Ksamil(Ziso Kristopulli).
Nuk ka as hoxhe dhe as prift qe ta qeteson shpirtin e trazuar. Mos harro, ta kam thene njehere balle per balle, si PINOCETI do perfundosh.
Edhe 80 vjec do te cojne me barrele ne banken e te akuzuareve. Dhe kete radhe nuk ke per te rreshqitur dot si gjarper, si ke bere gjithmone. Ti e di kush te eshte vene ne shpine, ATA jane ustallare jo prokurore e gjyqtare plepash….
Dhe tani Marshall, jepu ferman kamikazeve te tu te rrjeteve sociale, te me sulen me te gjithe arsenalin e fyerjeve, sharjeve dhe kercenimeve, per te mos me lene kusur. Aty je ne habitatin tend te preferuar ku mbreteron mes shpifjeve dhe baltes mbi te tjeret…