Endri Mustafa u gjet sot i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër. Viktima kishte qenë i dënuar më parë për plagosje.
Mësohet se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba. 1 plumb e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks.
Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se Mustafa u rrëmbye në datë 14 maj dhe u torturua për t’i nxjerrë informacion dhe më pas u vra.
“Autoritetet janë munduar ta mbajnë sekret. Dyshimet janë qenë se personi që u gjet dje në Livadhe, dyshojnë se u mbajt peng në një banesë dhe aty u kërkua të nxirrej informacion prej tij.
Nuk janë gjetur prova, di që u bastis zona kryesore në Kiras, por nuk kanë gjetur prova që në këtë zonë ka ndodhur rrëmbimi dhe është mbajtur peng Endri Mustafa. Kjo ngjarje nuk do të ngelet me kaq.
Shkodra ka një karakteristikë shumë të veçantë, qytetarët nuk bashkëpunojnë me policinë për shkak të mos besimit që kanë prandaj është e vështirë të zbulosh atentate.
Në Shkodër nuk kemi një përgjigje për viktimat e tre viteve të fundit, që janë edhe nip e dajë që janë rrëmbyer dhe nuk janë gjetur më kufomat e tyre”, tha ai për abc news.