Pas arrestimeve të bujshme të fundjavës ku mes të arresuarve ishin edhe dy ish-deputetë, gazetari Artan Hoxha nga studio e emisionit “Opinion” është shprehur se përgjimet që janë publikuar deri më tani në media janë publikuar me qëllimin e vetëm prishjen e rrjedhës hetimore.
“Këto përgjime të dosjes kanë dalë nga Prokuroria për të prishur hetimin. Kjo sepse njoftohen palët e interesuara dhe ato mundohen të zhdukin ato gjëra që janë në dosje”,- tha Hoxha.
Më tej gazetari investigativ ka paralajmëruar arrestime të tjera.
“Kjo dosje do ketë arrestime të tjera. Autoritetet më thonë se mes atyre nofkave që dolën, po punohet pë identifikimin e “Xhuxhit” dhe sapo ta identifikojnë do lëshojnë urdhër arrestin për këtë personin dhe do ta arrestojnë”,- ka thënë Hoxha./