Artan Hoxha ka folur për naftën shqiptare dhe rafinerinë e saj, duke argumentuar se interesat kanë qenë të hershme nga Azerbajxhani dhe konkretisht nga vetë presidenti i këtij vendi, Alev.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, Hoxha ka treguar se në 7 Shkurt 2010, në Durrës është plagosur një shtetas azerbajxhanas.
Hoxha tha:
Rastësisht u plagosën edhe dy të tjerë. Autori u largua. Personit të plagosur iu fsheh identtieti. Mbi të gjitha ai ka qenë i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit. Ky punonjës ishte i kompanisë azere dhe kishte ardhur në Shqipëri, sepse kishte një problem financimi. Në spital ushtarak ka patur trajtim të veçantë. Çështja është mbyllur shumë shpejt. Ai ka thënë se kishte ardhur në Tiranë se i kishin borxh 130 milionë dollarë. U bënë të gjitha rrugët e mundshme, që historia të mbyllej. Ky ishte një njeri i afërt i presidentit azer Aliev, që gjithashtu ishte pjesë e kombinimit. 75 milionë euro aty janë dhënë kredi nga banka shtetërore e Azerbajxhanit.”