Artan Hoxha shprehet se arrestimi i ish-ministrit të brendshëm, si trofeun e vetëm të reformës në drejtësi. Ndërsa perceptimi për shumë të tjerë është se Saimir Tahiri u bë kurban për qeverinë.
Refuzon të quhet kurban por njeri i lirë edhe brenda hekurave. Beson se e vërteta e tij është një tjetër jo ajo që tha drejtësia. Por a do flasë Saimir Tahiri për të treguar jo vetëm të vërtetën e tij lidhur me akuzat për kanabizimin e Shqipërisë?
“Përgjithësisht ministrat e brendshëm kanë info të detajuar se ministrat e tjerë. Tahiri është krahu i djathtë i Ramës. Është njeriu që për një mandatë të plotë ishte më autonomi të plotë që të kryer gjithçka me hirin dhe me lejen e posaçme që kishte marrë nga kryeministri.
Nga ana tjetër një pjesë të mirë të veprimeve që ka bërë Tahiri i ka bërë për llogari të kryeministrit jo personalisht. Tahiri për këtë u zgjodh edhe ministër për këtë u zgjodh, u mendua se do pasonte Ramën.
Ishte njeriu më i lidhur nga të gjithë ministrat që ka edhe sot në mandatit e tretë Edi Rama. Duke pasur lidhje të forte me PS kishte shume akses në informacion.
Tahiri ishte nga natyra kurjoz, ndiqte deri në veprime që bënin stacione pa rëndësi, si posta e Leskovikit, ishte i përfshirë me dashje dukej sikur kishte atributin e drejtorit të përgjithshëm, madje ka operacione që i tregonte vete ministri.
Tahiri u përdor në luftën e brendshme të së majtës mes PS dhe LSI. Tahiri ishte maja e diamantit mes përplasjes së Tahirit dhe Metës, që synoi ti nxirrte fundit LSI dhe Metës, ishte një përplasje shumë e fortë. Tahiri pati probleme me kolegët e tij socialistë dhe të koalicionit. Tahiri u akuza se vuri në përgjim kolegët për tenderat dhe jetesën e tyre .
Historia shkoi deri aty sa vetë Tahirit iu vu një përgjues nga kolegu i tij ministër, në zyrën e tij. Ia bëri një zëvendës ministër i koalicionit. Të gjitha këto e bënë që Tahiri të kishte informacion dhe të mblidhte informacion. Kujtojmë si po ashtu u akuzua Tahiri dhe vijmë të pjesa tjetër që ai u akuzua nga opozita se Tahiri kishte lidhje me njerëz të botës së krimit dhe informacioni që ka marrë nga bota e nëndheshme e krimit.
Tahiri u akuzua se kishte takim direkt me Durim Bamin për konfliktin mes Metës e Tom Doshit. Pra Tahari u bë shumë i rëndësishëm, ka shumë prova ka shumë dijeni për këtë gjëra. Dhe kur filloi rënia e tij u mendua se Tahiri do i përdorte këto informacione për të shantazhuar, ose për të blerë pa prekshëmërinë e tij.
Tahiri në fakt nuk foli, ai i qëndroi një marrëveshje, këtë e them duke lexuar gjuhën e përdorur mes Ramës e Tahirit duket sikur kishte një marrëveshje për një dënimi minimal që mund të rrëzohej në shkallët e tjera të gjykatës dhe për këtë do të kishte një dënim minimal .
Por kjo marrëveshje duket se nuk funksionoi sepse në mes hyri ambasada amerikane që këmbënguli për dënimin e Tahirit. Tahiri ka edhe sot besoj që mund të këtë mundësi për të folur për të treguar të vërtetën, në duam të dimë diçka që ka ndodhur dhe ai e di për shkak të detyrës.
Por Tahiri duhet ta bënte pa u dhënë vendimi, sepse një I dënuar nuk mund të bëjë më. Një I dënuar është në kontroll 24 orë në 24 të atyre që mund të dëmtojë. Tahiri është në kontroll gjithë kohën, telefonat, takime lëvizje, edhe në se dëshirën të flasë e ka të pa mundur, A mund të marrë rolin e një të penduari? Pse? Cfarë i intereson Tahirit të bëjë këtë gjë, nuk përfiton asgjë, së pari s’ka besim se është viktimë e tyre.
Nuk mund të bashkëpunojë me SPAK sepse ata kërkuan dënimin maksimal për trafik dhe grup kriminal, me 12 vite burg, por dënimi është më I rëndë. Dhe kjo gjë bën që Tahiri mos ketë besim për bashkëpunim tek organet e drejtësisë për të dhënë info. Për mua Tahiri ka info që mund të rrëzojë qeverinë.
A i intereson Tahirit kjo ta bëjë sot? Në burg po të doja të bëjë nuk e bën dot sepse është në kontroll, a do të bëjë kur të dalë nga burgu, po çfarë do fitojë”, shprehet Hoxha për Vetting.