Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako me kërkesë të SPAK.
Hoxha shkruan se Bllakon e mori në qafë kryeministri Rama dhe tregon fatkeqësinë që i ndjek politikanët që kanë emrin Alqi.
“Nuk qenka e thene!!!
Fati i keq qe i ndjek politikanet e rinj me emrin Alqi…
Alqi Kondi, nje politikan i ri komunist me perspektive, e mori me qafe udheheqesi (Enver Hoxha). Vdiq pas nje aksidenti te dyshimte me motorr me 24 qershor 1945.
Alqi Bllako, nje deputet i ri socialist me perspektive, e mori me qafe udheheqesi (Edi Rama). E dorezoi ne burg pas nje afere te dyshimte korrupsioni me 31 mars 2022.”, shkruan Hoxha.