Nga Julian BALA
Kam filluar te ndjej nje neveri ndaj facebook-ut qe kur u mbush plot me shfryrje ndaj Korces, te cilen “elita intelektu-hale” ose ata “aktiviste” katrigare me ne ze ne vend qe nuk thone “renqethje” por “reqethje”, e etiketuan si “qyteti i felliqesirave”, “qyteti i serbeve”, “qyteti i grekeve”, “qyteti i anti-shqiptareve qe nuk e duan Kosoven” etj.
Facebook-u eshte me shume nje hapesire krenarie per nje “koke turku” qe nuk ka dashur kurre te mesoje si shkruhet shqipja e ndritur dhe me shqipen e injorances qe eshte ne mode, i thote vetes “shqiptar” dhe “patriot”, madje akuzon patriotet e vertete per “internacionalizem te tepruar”.
Ky “trim qe tymos gjethe” qe e ke dhe ne listen e “miqve”, nje qorr qe dredh trefleteshin me thurrjen “Une Jam Teatri”, por qe me shume shkon me thurrjen “Une Jam Albini” (meqe ka dale me te ne foto), nje “shqiptar” me emrin e nje emertimi gjeografik te ndare ne rrokje per te tingelluar i kuq flake ne anglisht, eshte nje ultra-nacionalist ekstremist qe replikon pa frike publikisht, se do ishte gati t’i vinte flaken shqiptarit te paster qe argumenton drejt, por ne kundershtim me “idealet” e grupimit “faqezi” qe dihet boterisht se eshte nje grupim “mish per top” per te na njollosur flamurin!
Do i vinte flaken shqiptarit qe: 1) ka bere faj se eshte nga qyteti i Korces, pastaj 2) qe ka bere faj me argumentime llogjike dhe shume te sakta, ne lidhje me ngaterresen qe po i behet artit muzikor te paqes, romances dhe erotikes me politiken e injorances dhe te luftes vellavrasese;pra se te gjitha cfare thuhen, jane pjese e nje maskarade te organizuar nga mediat me te felliqura ne vend, me perfaqesuesit e tyre matrapaze ne rrjetet sociale dhe 3) ka bere fajin si qytetar apo individ qe pranon te mikpritet ne qytetin e Korces, artisti me i madh ballkanas, me fame mbare planetare, Goran Bregovic (per te cilin u hodhen shashka te rreme duke e quajtur “kriminel”, qe ka frymezuar luften e serbeve kunder shqiptareve me muziken e tij etj. turpe si keto).
Nga kjo situate kuptova dicka qe lufta ne Kosove, pervec masakrave te serbeve ndaj kosovareve, ka pasur edhe ngjyrimet e nje lufte vellavrasese, ku “patrioti” i flakte dhe “jenicer” i nje ushtrie qe ecen me parimin “perca dhe sundo”, i thote shqiptarit te vertete qe ti je “serb” dhe pastaj e vret…
Kohet e fundit, keto rryma te rrezikshme, kane depertuar thelle ne territorin e Shqiperise (vend i lire dhe paqedashes), nepermjet rrjeteve sociale, duke arritur deri ne kercenime me venie flake me benzine, ne menyre qe mos i ngelet as varr ne Shqiperi atij shqiptari te Shqiperise qe degjon muzike nga gjithe bota dhe pa dallim kombesie, apo ndalim kombesie…
Shqiptari i vertete dhe jo-jenicer i ushtrise se urrejtjes nderetnike, nuk paragjykon asnje popull te vendeve fqinje dhe mundohet te shuaje zjarret qe kerkojne te ndizen nga shkendija jashte Ballkanit, ose nga ndonje kontinent tjeter qe i intereson Ballkani – fuci baruti!”/CNA.al