Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e artit. COVID-19 i ka marrë jetën në moshën 35-vjeçare aktorit të njohur indian Rahul Vohra.
Ai ndërroi jetë nga koronavirusi, pak orë pasi u shfaq në një video duke kritikuar sistemin shëndetësor për moskujdes ndaj pacientëve.
Rahul Vohra, 35-vjeç, ndërroi jetë në spitalin e Neë Delhit, pasi u shtrua në spital në fillim të majit. Gruaja e tij Jyoti Tiëari shpërndau lajmin për vdekjen e partnerit të saj në Instagram, ku e shoqëroi me videon e aktorit nga shtrati i spitalit.
Në video, Vohra shihet me maskë oksigjeni duke vuajtur shumë nga dhimbjet dhe mezi arrinte të merrte frymë.
“Pacientët thërrasin mjekët dhe ata nuk shfaqen fare në dhomë. Ndodh që vijnë një orë më vonë dhe ju duhet të përballeni me situata të ndryshme”, deklaronte Vohra në videon e publikuar.