• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, October 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Artur Ndreka ‘kapoja’ i drogës në Romë pas goditjes së mafiozëve italianë, Italia festë për arrestimin e tij

November 30, 2022
in Diaspora

Mafia shqiptare zotëron territore të caktuara në kryeqytetin italian e në provincën përreth.

Qëllimi i saj është bashkëjetesë paqësore me grupet kriminale autokontone për të depërtuar në ekonominë e sipërmarrjen romane.

E kanë dokumentuar këtë fakt disa operacione të kryera viteve të fundit nga Antimafia Italiane, Guardia di Finanza e Andidroga.

Në hetimet më të që kanë shkatërruar aferat e narkotrafikut roman, janë shfaqur emra të një niveli të lartë kriminal të mafias shqiptare.

E dëshmoi dhe operacioni i pak ditë më parë i cili vuri nën masë ndalimi 7 persona e zbardhi se vëllezërit shqiptarë Artur Ndreka e Mark Ndreka drejtonin këtë grup trafikantësh.

Arrestimi i tyre i krye më 21 nëntor 2022 gjatë operacionit që çoi në shkatërrimin e aktivitetit narko-kriminal me veprim në jug të Romës e me bazë në komunat Acilia e Vitinia.

Artur Ndreka në dosjen hetimore të antidrogës italiane konsiderohet me një profil të lartë kriminal, në lidhje me tre mafiozë shqiptarë, ndër më të rrezikshmit në aktivitetin e narkotrafikut roman e në bashkëpunim me mafiet autoktone italiane.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Hetimet italiane kanë identifikuar se Artur e Mark Ndreka ishin në aferë bashkëpunimi kriminal me Arben Zogun, Petrit Bardhin e Dorian Petokun.

Artur Ndreka që në përgjimet e antidrogës dokumentohet se thirrej me nofkën “Kapo”, falë lidhjeve kriminale me emrat e mësipërm kishte aftësinë të menaxhonte e të transportonte sasi të mëdha kokaine e hashashi.

Në analizën hetimore të ndjekur nga prokurori Carlo Villani, theksohet se “Artur Ndreka kishte arritur një status të lartë ekonomik e kriminal” raporton Ora News.

Mafia shqiptare në Romë, menaxhon trafikun e kokainës, hashashit, marijuanës, kontrollon zona, lagje, lokale nga më të frekuentura nga jeta e natës, por dhe vret e paguan killera për të hequr qafe rivalitetin.

“Mafia shqiptare, shkruan raporti i fundit i Antimafias italiane, në mënyrë të heshtur ka zënë rrënjë në Romë, duke pushtuar territore e zona të lëna bosh në kontrollin e trafikut të drogës e duke përfituar nga riorganizimi territorial i tregjeve të drogës pas vrasjes më gusht të 2019 të kapo ultrasit lacial Fabrizio Pischitelli e kufizimit të veprimit nga eksponentë të klanit Spada.

Analiza investigative ka zbardhur dinamikat brenda kriminalitetit shqiptar në Romë e që ekspertët e antimafias italiane e quajnë mafia shqiptare.

“Me kohë, shkruan raporti, Mafia shqiptare në Romë ka fituar një autonomi të plotë nga grupet autoktone në aferat e narkotrafikut. Falë afërsisë gjeografike, ofron në tregje lëndë narkotike me cmime konkuruese duke i importuar nga Shqipëria e me një fuqi negociuese sa i bën ata të barabartë në marrëdhëniet me organizatat e tjera kriminale më të strukturura e më të njohura në territor” mëson Ora News.

Falë aftësive të tyre për të krijuar aleanca, mafias shqiptare në Romë ka nën kontroll territore në zonat

Primavalle, Ponte Milvio, Monte Mario e San Basilio, të cilat janë dhe bastionet kryesore të aktivitetit të tyre kriminal që lulëzon falë lidhjeve me grupet kriminale të bashkëkombasit e tyre që i furnizojnë nga Hollanda, Gjermania, Belgjika, Austria, Spanja.

Janë dokumentuar lidhjet bashkëpunuese të mafias shqiptare jo vetëm me mafien romane por dhe me familje mafioze ndranghetiste e kamorriste me veprim e kontroll në Romë e Lacio.

Për veçantitë e saj unike, rajoni i Lazios, e Roma janë ndër territoret më të ekspozuara nga risku mafioz. Ky territor karakterizohet jo vetëm nga kontrolli i grupet autoktone por dhe nga një galaktikë kriminale që bashkon organizata të ndryshme kriminale, individë e mafie si Camora, Ndrangheta, Cosa Nostra, mafia shqiptare, nigeriane e kineze, me një bashkëjetesë paqësore në dukje pasi kanë si objektiv depërtimin progresiv në strukturën e ekonomisë e asaj të sipërmarrjes. Veçanërisht qyteti i Romës u shërben atyre për të ricikluar fitimet nga aktivitetet me origjinë kriminale.

Dhe hetimi i fundit i kapjes së vëllezërve Artur e Mark Ndreku zbardh të njëjtën metodologji operative bazuar në trafik droge, aftësi konkuruese e bashkëpunuese e kontroll territori.(Ora news)

Next Post

Deputetët e PS pas takimeve në Hagë: Krenarë për UÇK! Akuzat ndaj Thaçit e Veselit të turpshme

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD, tek përjashtimi i Berishës dhe Metës nga Parlamenti: Ja prapaskenat!

Merret një vendimi për Kosovën: Ambasadorët e BE-së dakord për liberalizimin e vizave, por si do bëhet kur 5 shtetet të BE që nuk e njohin Kosovën?!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved