Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku kujton ngjarjen e rëndë që ka ndodhur më 28 nëntor 2018, ku shtetasi shqiptar me kombësi greke Kostandin Kacifas hapi zjarr ndaj policisë shqiptare pa asnjë paralajmërimin.
Hoxha thotë se minoritet greke kanë të drejtën e tyre me ligj nga Kushtetuta e Shqipërisë të festojnë ditën e tyre kombëtare duke respektuar ligjin pa provokime me simbolet kombëtare shqiptare.
Postimi i plotë:
Asgje nuk harrohet…
Qe 28 tetori, festa kombetare e Greqise, te mos kthehet serish ne dite provokimesh, ne jug te Shqiperise….
Kete vit,ndryshe nga heret e tjera, Drejtoria e Antiterrorit dhe Drejtoria e Policise Kufitare, kane qendruar shume ne heshtje, pavarsisht gjendjes se gatishmerise, qe kane marre 24 ore me pare…
Minoritaret greke kane gjithe lirine dhe te drejten e garantuar nga ligji dhe Kushtetuta e Shqiperise, te festojne diten e tyre kombetare….
Sigurisht duke respektuar ligjin ne Republiken e Shqiperise dhe duke mos provokuar simbolet kombetare shqiptare…
Mos mbyllja e hetimeve zyrtare per ngjarjen e rende te 28 tetorit 2018, kur shtetasi shqiptar me kombesi greke, Konstandin Kacifa, hapi zjarr pa paralajmerim ndaj parrulles se policise se Gjirokastres, mbetet ende e pashpjegueshme edhe pas 4 vitesh…