Nga Av. Romeo Kara
Per here të pare po e marr seriozisht Moniken.
Askush nuk zoteron monopolin e besimit per te gjykuar cfare besimi ka dikush ne zemer dhe askush nuk mund te perjashtohet nga meshira e Zotit kur ai e kerkon seriozisht ate.
Ne kembet e Arshit te Zotit thuhet: “Meshira ime, ia kalon zemerimit tim”, prandaj le te shpresojme se meshira e Zotit do t’a mbuloje edhe Moniken dhe besimi ka zene realisht vend ne qenien e saj.
Me nje tregim tashme te njohur per besimtaret, dua t’i shpreh pikepamjet e pergjithshme asaj se cfare ne kuptojme me besimin dhe cili eshte realisht besimtari.
Cdokush ne fund të tregimit e kupton se kush eshte besimtari.
Kush eshte besimtari i vertete?
Një herë Profeti (a.s) pyeti një delegacion, që kishte ardhur në Medine për t’u takuar me të, se si e përkufizonin veten e tyre. Ata u përgjigjen: “Jemi prej besimtarëve të vërtetë”. Profeti (a.s) tha: “Çdo gjë ka një thelb. Po ju si e përmblidhni thelbin e besimit tuaj?” Ata i thanë: “Ne kemi pesëmbëdhjetë cilësi. Për pesë prej tyre na kanë mësuar të dërguarit e tu që të besojmë në to, pesë të tjera na i ke urdhëruar ti vetë dhe pesë janë pjesë e traditës sonë. Këtyre do t’u përmbahemi, nëse nuk na udhëzon për të kundërtën”.
Profeti (a.s) i pyeti për këto cilësi. Ata i thanë se besonin në Zot, në engjëjt e Tij, në librat e shpallur, në të dërguarit e Tij dhe në Ditën e Ringjalljes. Këto të pesta i kishin mësuar nga të dërguarit e Profetit (a.s). Ata për të cilat i kishte urdhëruar profeti (a.s) ishin: “Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Zotit, namazi, zekati, agjërimi i Ramazanit dhe haxhi.
Pesë nga tradita ishin: “Të jesh falënderues në kohë bollëku dhe i durueshëm në kohë vështirësie, të pranosh vullnetin e Zotit sido që të jetë ai, të tregohesh guximtar në betejë dhe të mos kënaqesh kur armikun e godet ndonjë fatkeqësi”.
Profeti (a.s) i aprovoi këto dhe shtoi pesë të tjera, duke i rrumbullakosur kështu 20. Ai u tha: “Nëse kjo që thoni është e vërtetë, atëherë mos e grumbulloni atë që nuk e hani, mos ngrini ndërtesa, në të cilat nuk banoni dhe mos konkurroni për gjëra, që shpejt do t’i braktisni. Frikësojuni Zotit tek i Cili do të ktheheni dhe punoni për atë, me të cilën shpejt do të ballafaqoheni”.
Ky është një shembull, ku profeti (a.s) na bën të qartë, se duhet të ketë një interpretim praktik të fesë. Përndryshe çdo gjë do të mbetet teorike. Prandaj ai e përkufizon besimin si “Diçka që ka zënë vend mirë në mendjet dhe zemrat e njerëzve dhe që vuloset me vepra”.
Besimi nuk mund të trajtohet si një teori akademike apo një ide abstrakte. Duhet të shihen shenja veprimi, për të dalluar nëse pretendimi për përkatësi në besim është apo jo i vërtetë. Prandaj Islami ngrihet mbi bindje dhe veprim.
Profeti (a.s) ka thënë: “Islami ngrihet mbi pesë shtylla: të dëshmosh se s’ka zot tjetër përveç ALLAHUT dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin”.
Njerëzit që pretendojnë se janë myslimanë vetëm pse kanë lindur në familje myslimane, nuk e vërtetojnë me praktikë atë që thonë. Ata duhen këshilluar, se besimi i tyre nuk është i plotë, nëse nuk u përmbahen urdhrave të Islamit. Në anën tjetër nuk duhet t’ia lejojmë aspak vetes, të luajmë rolin e gjykatësit tek njerëzit, duke thënë me siguri se kush është e kush nuk është besimtar.
Nëse dikush na thotë se është mysliman, atëherë fjalën e tij e marrim të mirëqenë. Por nëse ai nuk i përmbahet asaj që thotë, pra nuk zbaton detyrat që Zoti ka urdhëruar, e këshillojmë se ashtu rrezikon të meritojë zemërimin dhe ndëshkimin e Zotit.
Disa prej tyre thonë, se Zoti është shumë i mëshirshëm për t’i dënuar dhe se nuk po bëjnë diçka të keqe, por thjesht nuk po u përmbahen detyrave islame. Ky argumentim është krejt i papranueshëm. Sepse nëse nuk do të veprosh të mirën, që të ka urdhëruar Zoti, patjetër do të biesh pre e së keqes.
A ka gjë më të keqe sesa të lësh pas dore me qëllim detyrën që të ka ngarkuar Zoti? Për më tepër, besimtari asnjëherë nuk thotë me bindje, se Zoti e ka falur. Pa dyshim ai shpreson, se Zoti do ta falë, por nuk vepron sikur të jetë i sigurt për këtë.
Gjithmonë duhet të ekzistojë një ekuilibër mes shpresës dhe frikës, se nuk mund të jesh prej të falurve. Ky ekuilibër duhet të na motivojë për t’iu përmbajtur detyrave islame.