Shoqëria Albcontrol, me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, është përfshirë në një tjetër skandal.
“Albcontrol” ka lidhur një kontratë me spitalin Amerikan në 24 dhjetor të vitit 2019, për kontrollin mjekësor.
Vlera e kontratës është 41 000 000 (dyzet e një milion) lekë pa TVSH, raporton CNA.al.
Prokurimi i shërbimit është bërë me tender të hapur, për të cilin ka pasur garë thjesht formale, pa asnjë konkurrent.
Tenderi i është dhënë me 100% te vlerës një spitali privat.
Vlera totale përfundimtare e kontratës (duke përfshirë lotet opsionet dhe nënkontraktimin) kap vlerën e 41 000 000 (TVSH nuk aplikohet).
Është skandaloz fakti që ka pasur garë formale, asnjë operator tjetër nuk ka konkurruar dhe ky fond prej 41 000 000 lekë ka shkuar i gjithi për spitalin Amerikan.
Tenderat janë garë, ndërsa për “Albcontrol” duken thjesht formaliteti i rradhës, për të dhënë qindra milionë.