Ku e mori Sokrati, figura themelore e filozofisë perëndimore, frymëzimin për idetë e tij origjinale për të vërtetën? Për dashurinë, drejtësinë, guximin dhe dijen? A lidhet kjo me atë që quanin, Aspasia e Miletit.
Një libër i studiuesit britanik Armand D’Angour, profesor në Universitetin e Oksfordit, konkludon se një grua e zgjuar, e quajtur Aspasia e Miletusit, ka ndikuar idetë e një prej figurave themelore të filozofisë perëndimore.
Në studimin me titull “Sokrati i dashuruar – formimi i një filozofi”, thuhet se, si djalë i ri në Athinën e shekullit të pestë para Krishtit, Sokrati u njoh me Aspasinë, idetë e të cilës mbi dashurinë dhe transhendecën e ndihmuan të formulonte disa aspekte të ideve të tij.
Idetë e saj mbi dashurinë dhe transhendencën, e frymëzuan Sokratin për të formuluar aspekte kyçe të mendimit të tij. (Siç dëshmohet edhe nga Platoni). Nëse pranohet dëshmia për këtë tezë, historia e filozofisë do të ketë marrë një kthesë të rëndësishme. Një gruaje, që është fshirë padrejtësisht nga historia, duhet t’i njihet merita e hedhjes së themeleve të traditës filozofike 2500-vjeçare.
Një pikturë neoklasike e artistit të shekullit të 19-të, Nikolas Monsio, e tregon Sokratin të ulur në një tavolinë përballë Aspasias së veshur bukur. Ushtari i ri i bukur, Alcibiades, i vëzhgon që të dy në këmbë. Imazhi prek perspektivën standarte të Sokratit. I varfër dhe i shëmtuar. Djali i një punëtori në gurore, ai ecte zbathur dhe me rroba të vjetra.
Por Platoni, thotë se Sokrati u frymëzua në elokuenca e Aspasias, që për më shumë se një dekadë ishte partnerja e burrështetasit kryesor të Athinës, Perikliut. Me sa duket, një “kurtizanë” me arsim të lartë, Aspasia tregohet në pikturë duke numëruar me gishta argumentet e një fjalimi që po mban para Sokratit.
Vështrimi i saj drejtohet tek i riu aristokrat Alcibiades Ai ishte shërbëtori i Perikliut dhe ndoshta nipi i madh i Aspasias. Pretendohet se Sokrati, u magjeps nga pamja dhe karizma e Alcibiadesit. Siç tregohet në dialogjet e ‘Simpoziumit’ të Platonit, ai i shpëtoi jetën në Betejën e Potidaeas në vitin 432 Para Erës Sonë.
Biografët e tij kryesorë, Platoni dhe Ksenofoni, e njihnin atë vetëm si një burrë të moshuar. Por Sokrati ishte dikur i ri, dhe një bashkëkohës i drejtpërdrejtë i Aspasias. Nga imazhet e mbijetuara të filozofit, informatat e herëpashershme të dhëna nga biografët e tij, dhe në tekstet e lashta që përgjithësisht janë neglizhuar ose keqinterpretuar, shfaqet një tablo e ndryshme e Sokratit. E një të riu të arsimuar, që u rrit pa qenë më pak trim sa si një ushtar si Alcibiadesi. Si një dashnor i pasionuar i të dyja gjinive. Mbi gjitha një mendimtar dhe debatues i fortë.
Sokrati ishte i famshëm për thënien: “E vetmja gjë që unë di, është se nuk di asgjë!”. Por Platoni tek ‘Simpoziumi’, thotë se ai e mësoi “të vërtetën rreth dashurisë” nga një grua e zgjuar. Kjo grua quhet aty “Diotima”. Tek ‘Simpoziumi’, Sokrati shpjegon doktrinën e saj.
Studiuesit, e kanë hedhur poshtë mundësinë që Diotima të jetë një personazh i trilluar. Ajo është përshkruar në dialog si një priftëreshë, ose parashikuese e fatit tek duart e njerëzve (mantis). Mendohet të jetë një figurë alegorike. Vizionare që mund të kishte nxitur një mendimtar si Sokrati të eksploronte misteret e dashurisë.
Por Platoni na jep disa të dhëna të çuditshme për identitetin e Diotimas, të cilat deri më tani nuk janë sqaruar. “Diotima”, është në të vërtetë një maskë e hollë për Aspasian. Ajo vinte nga një familje e vjetër athinase, e lidhur me atë të Perikliut, e cila ishte vendosur në qytetin grek të Miletit në Ioni (Azia e Vogël), disa dekada më parë.
Kur emigroi në Athinë rreth vitit 450 Para Erës Sonë, ajo ishte rreth 20-vjeçe. Asokohe edhe Sokrati ishte rreth të 20-ave. Disa vjet më vonë, Aspasia u lidh me Perikliun, një nga politikanët kryesorë të Athinës. Ishte 2 herë më i madh në moshë se ajo.
Një nxënës i Aristotelit, Klearkusi, shkruan se “para se Aspasia të bëhej partnere e Perikliut, ajo ishte e lidhur me Sokratin”. Kjo përputhet edhe me dëshmi të tjera, se Sokrati ishte pjesë e rrethit të Perikliut qëkur ishte i ri. Pa dyshim, në atë mjedis ai do të njihej edhe me Aspasian.
Duke qenë se ishte pjesë e kësaj elite të privilegjuar në rininë e vet, çfarë nxiti Sokratin t’i kthehej jetës së filozofit. Të shmangte suksesin material. Apo të riorientonte të menduarit filozofik për breza të tërë.
Askush nuk ka synuar ndonjëherë të gjurmojë jetën e Sokratit në moshë të hershme. Burimet biografike janë të shpërndara dhe fragmentare, dhe duket se nuk kanë shumë interes për mendimin e tij.
Por, meqenëse Sokrati ishte i njohur në Athinë si një filozof që në të 30-at e tij, periudha më e hershme e jetës së tij, është ajo ku ne duhet të kërkojmë dëshmi të ndryshimit të drejtimit të tij, për t’u bërë mendimtari që njohim sot të gjithë. Njohja e Sokratit me Aspasian, siguron lidhjen që mungon.
Aspasia ishte gruaja më e zgjuar, dhe më me ndikim e kohës. Partnere e Perikliut për rreth 15 vjet, ajo ishte e kritikuar dhe tallur nga dramaturgët komikë – gazetarët tabloidë të kohës – për ndikimin e saj të madh mbi Perikliun. Si pjesë e rrethit të mendimtarëve, artistëve dhe politikanëve të Perikliut, ajo përshkruhet nga Platoni, Ksenofoni dhe të tjerët si një mësuese e admiruar e elokuencës. Po ashtu edhe si një këshilltare mbi martesat.
Në dialogun e Platonit, Menekseni, ajo mëson Sokratin si të mbajë një fjalim në një funeral, siç kishte pretenduar se dikur e kishte mësuar edhe Perikliun. Ishte e njohur për aftësitë e saj në të folur, dhe në veçanti mbi dashurinë.
Prandaj a ka gjasa që Sokrati dhe Aspasia, të kenë rënë në dashuri me njëri-tjetrin? Atëherë kur u takuan dhe biseduan për herë të parë në të njëzetat? Fakti që Platoni i jep Aspasisë një autoritet të konsiderueshëm intelektual mbi Sokratin, ka alarmuar gjeneratat e studiesve. Ata kanë hedhur në masë të madhe poshtë skenën tek Menekseni si një parodi të teknikave oratorike. Ndërkohë, ato kanë qenë të lumtur ta konsiderojnë Aspasinë si një “prostitutë”. Kë e kanë ilustruar me citimet e poetëve komikë të kohës.
Në rastin më të mirë, studiuesit e kanë ngritur Aspasinë në statusin e hetaeras. Një kurtizaneje. Por këtë emërtim, ajo nuk e ka pasur në asnjë rast nga burimet e lashta. Ka ardhur koha t’i rijapim Aspasisë së bukur dhe të zgjuar statusin e saj të vërtetë, si një nga themelueset e filozofisë perëndimore.