Nga Kristian Zara
Unë jam artist dhe kam po kështu të drejtë të flas dhe të luftoj për teatrin. Unë e refuzoj duarshtrëngimin që artistët e teatrit bënë me L. Bashën.
Ata që kanë firmosur me Lulin nuk janë artistë por ca mjeraman që janë nënshtruar inrracionales psiqike. Janë veçse enë bosh të cilët përdorin titullin artist për të mbushur zbrazëtinë e tyre të cilën më kotë mundohen sepse s’kanë për të arritur kurrë ta mbushin atë. Artisti i vërtetë lëshon shuplaka të zrrajta ndaj hipokrizisë dhe sundimit demoniak.
Artisti i vërtetë nuk bëhet palë e askujt por vetëm palë e së vërtetës. Albert Camus do ti ndëshkonte këta egërsisht.
Ata nuk janë artistë kështu që nuk përfaqësojnë asnjë nga ne; mua jo e jo sigurisht. Duhet te flasë, sepse Shqipëria ka nevojë për artistë të vërtetë dhe jo për disa llokuma që gëlltiten në çdo moment që orgazma politike kërkon një dildo.
Nuk e prisja që mbas 15 vitesh larg vendlindjes të shikojë demagogë partiak, por as mbeturinat e vdekjes artistike të cilat i shërbejnë gogolëve politikë.
Art in Albania is Dead!! Më kuptoni, iu lutem, shfryrjen time psiko-emocionale nuk mundem të mos flasë! Duke përdorur titullin artist ju më keni ofenduar, jo vetëm mua por edhe të tjerë të cilët luftojnë për të ndikuar diturisht tek shoqëria në mënyrë që të gjithë të ecim në rrjesht të pare sëbashku.
Ju nuk meritoni jo vetëm teatrin por as edhe një dhomë 1m2 për të luajtur ‘prozën’ tuaj frikacake dhe leckamane. Po po, lecka jeni vetëm sepse sot duket qartë që nuk keni kontribuar asnjë element të dobishëm tek ata njerëz që iu ndjekin dhe iu duartrokasin. Ata iu duan kurse ju i keni hedhur në detin e batakçinjëve. Ku është Shekspiri?
Po të ishte gjallë do të neveritej prej llojit që ju jeni. Ku janë veprat të cilat frymëzojnë popullin drejt rrugës ‘hyjnore’? Naim Frashëri do t’iu vriste me penë dhe do t’a bënte burgun me krenari.
Ju nuk jeni artistë! Artistët e vërtetë nuk firmosin pakte me oligarkët, as nuk mbështesin planet e gogolëve demagogë.
E keni për detyrë të më dëgjoni sepse gjatë studimeve të mia më cilësuan si ‘ambasador’ i kulturës dhe artit shqiptar. E dini mirë mendimin negative që kanë për ne, por unë iu reprezantova dhe u ndjeva krenar kur europianët ndryshonin mendim mbasi më njihnin mua. Por ju nuk e meritoni këtë.
Ju jeni kryekëput të shitur pas interesave të ngushta. Ju jeni thjesht dordolecë me pipëza në gojë. Veten e përkufizoj shpesh si njeri mendje hapur dhe që i jep gjithmon një mundësi dikujt që ka kuptuar gabim e tij në mënyrë që ta rregulloj atë në të ardhmen.
Të më bindë që ka ende një pjesë të mire brenda tij (një mundësi e dytë mund të tregoj një njeri krejt ndryshe nga e kaluara); Por jo, sot, unë po e ngurtësoj vetëveten edhe përtej gurit sepse ju dhe politikanët që iu udhëheqin nuk meritoni asnjë hapësirë, as një mundësi të dytë. Unë e vendos veten hapurazi, e refuzoj atë pakt, refuzoj të gjithë hilen e rradhës.
Ju artistët legena (enë) bashkë me demagoget e 30 viteve keni sjellur shoqërinë dhe Shqipërinë në degradim psiko-fizik.
Keni dhënë jetë një gogoli që shfaqet në të gjitha hapësirat publike, dhe po kështu doni të sillni gogolin tjetër në udhën e çdo banori shqiptar. Jeni fajtor dhe kjo në ligjet botërore të njerëzimit cilësohet si krim dhe ndëshkohet si krim-bërje.
Artistët janë kolonat kryesore mbi të cilat mund të mbështetet shoqëria jonë, sidomos në kohërat e errëta të saj.
Pra ju nuk jeni artistë e as kolona. Ju jeni disa kallamishte që sapo i prek thyhen lehtësisht. UNË JAM ARTIST dhe jam KUNDRA PSEUDO-ARTIT