Nga Frrok Çupi
Nuk di si ka zbritur nga zonat katolike të Veriut, por tani jeton në një shtëpi të mirë në rrethinat e Vorës. Është një mik i këndshëm; flet e flet dhe bën ‘gropa’ në bisedë: ‘A fola shumë?! A të mërzita?’, pyet pa pushim.
-Jo, Ndue, nuk më mërzite; ti fol, se më mirë është për ty e për mua.
-Epo mirë… Ja kështu, njerëzit shpëtuan por gjithë çatia e shtëpisë mu ba copë kur sh.përtheu Gërdeci, e këta komunista nuk po më japin lekët…
-Komunistat?!
-Po, po, komunista. Prandaj nuk m’i japin lekët e Gërdecit, sepse jam i djathtë…
‘Gërdeci’- sipas Ndojt, quhet ajo katastrofa gjigande, sh.përthimi më i madh në shekuj që ka ndodhur në Shqipëri. Një punishte e demontimit të a.rmëve të të gjitha llojeve sh.përtheu në 15 mars 2008, ora 12.05. Biznesi i armëve përfshihej ndër prioritetet e qeverisë së vendit që kryesohej nga Partia Demokratike. Nga shpërthimi u v.ranë 26 vetë, disa v.diqën në vend, ndërsa të tjerë në s.pitale. U p.lagosën dhjetëra të tjerë që mbushën s.pitalet si në k.asaphanë, shumica të gj.akosur e të gj.ymtuar, pa duar e pa këmbë. U shembën e u d.ogjën qindra shtëpi. Lajmi shkundi botën; gazeta amerikane ‘The New York Times’ shkroi për afera korruptive që shkonin shumë lart në piramidën qeveritare shqiptare…
Ndoj, banor i zonës, e ka harruar sh.përthimin e tmerrshëm dhe kujton vetëm faktin se qeveria që erdhi në fuqi pesë vjet pas shpërthimit, nuk po i jep lekët e dëmit… Unë e kam mik këtë njeri interesant, por a nuk do të ishte edhe një ‘njeri eksperiment’ për Zigmund Frojdin?! Për këtë lloj njeriu, studiuesi i madh i mendjeve njerëzore, ka ardhur në përfundimin se ‘mund t’i emërtoj si njerëz me kujtime- ekran’.
Guxova ta ndërpres bisedën e nxituar të njeriut përballë, i bëra një pyetje:
‘Po mirë, o Ndue, cili të ka më shumë borxhe, ai që shkatërroi shtëpinë tënde dhe njëmijë të tjera, apo ky që nuk po të shlyen lekët e dëmit?’.
-Këta!- tha tjetri vetëtimthi.- Këta, se po të më japin lekë këta, mua më bëhet mirë.
Sa njerëz vuajnë nga amnezia infantile, mes turmave që na rrethojnë? Me siguri askush nuk i ka numëruar; këta më shumë rreshtojnë vetveten se sa i numëron ndonjë institucion. Vetveten e shënjojnë duke u shfaqur në mediat sociale ose edhe në ekrane; përveçse të tmerrojnë po të kapën në rrugë dhe në dasma…Por nuk janë vetëm ‘infantilë’, që do të thotë mungesë e kujtimeve të fëmijërisë. Jo, ka të tjerë që kujtojnë ngjarjen e thellë dhe harrojnë këtë që ndodh sot. Disa kujtojnë se komunizmi ishte një ‘mrekulli’ për qetësinë e për ‘nderin’; ndërsa të tjerë e quajnë diktaturë ‘maskën anti Covid’, që ndodh sot.
A janë këta aq të rrezikshëm sa ç’janë, për shembull, skizofrenët agresivë ose të marrët e bezdisshëm? Dëmi do të ishte kolosal sikur të ndodhte që këta, në një moment të caktuar, të përbënin atë grupimin, i cili në gjuhën angleze, quhet ‘king- maker’. Grupimi me këtë nofkë, zakonisht, edhe pse në pakicë, gjen rast të bashkohet me një shumicë dhe të bëjë qeverinë. Kemi pasur rastin e partisë LSI si ‘king- maker’, parti që nuk ka lidhje me amnezinë, por që ka shfrytëzuar amnezinë popullore dhe ka futur duart në financa e në thesar, ku ka bërë namin.
Grupimi i njerëzve me ‘kujtime- ekran’, edhe pse në minorancë, mund t’i bëjë namin gjithë kombit duke i vënë vulën e zezë të ‘kombit pa kujtesë’. Bie fjala, sikur miku im i Vorës të flasë prapë tani për gazetën amerikane dhe t’i thotë se ‘fajin nuk e kanë ata që shpërthyen Gërdecin, por këta që nuk më japin lekët’, atëherë gazetari do të tmerrohej dhe media e botës do të shkruante se çfarë specie ka zbuluar te shqiptarët.
Edhe disa pak herë të tjera e kemi dëshmuar ‘amnezinë infantile’, por akoma nuk quhemi të tillë si komb. Në vitin 2005 erdhi në fuqi e njëjta qeveri që kishte shkaktuar dhe udhëhequr l.uftën e tmerrshme të vitit 1997; ishin v.rarë rreth 3000; ishin p.lagosur mijëra; ishte shkatërruar shteti; veriun e ngritën kundër jugut; arka e shtetit u boshatis; fuqitë e huaja dërguan 6000 ushtarë roje për shqiptarin kundër shqiptarit… Por autorët u votuan pa u kujtuar për atë që sapo kishte kaluar.
Ishte krijuar edhe një psikozë e tillë në vitin 1991, mars; kur populli i vuajtur nga diktatura komuniste votoi në shumicë për komunistët. Si në vitin 2005. Se ‘kujtimet- ekran’ nuk kanë vetëm një kahje, si me thënë që të fshihen kujtimet e para dhe të mbetën kujtimet e fundit. Jo. Ekrani lëviz sa prapa në kujtesë, sa përpara në sekondën e fundit. Më të shumtë janë ata që në fakt nuk janë të sëmurë me amnezi, por stimulojnë veten me v.dekjen e kujtesës…
Po sikur prapë të ketë njerëz që të votojnë pro qeverisë që vuri z.jarrin në Gërdec dhe v.rau e shkatërroi mijëra? Njerëz që nuk i bëjnë pyetje vetes, edhe mund të bien në amnezi. Për shembull, miku im nga Vora, edhe pse nuk është i sëmurë, e ka gati përgjigjen: ‘Ata që bënë tërmetin e Gërdecit janë më të mirë…’.