Një atentat me eksploziv ne nje veture që ndodhi sonte në lagjen 3 te Sarandës i mori jetën e një njeriu.
Policia lokale dyshon shumë se viktima është pronari i automjetit. Ai u gjet brenda makinës dhe rezulton shtetasi Isuf Jacaj, 57 vjeç, banor i Sarandës.
Gjithçka ka ndodhur sonte, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, kur ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit Isuf Jacaj.
Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.
Atentat me eksploziv në lagjen 3 te Sarandës . Viktima Isuf Jacaj
Dyshohet se ai është vrarë për hakmarrje, pas një plagosje në të cilën u përfshi i biri më 17 korrik po në qytetin e Sarandës. Ai ndodhet në burg dhe akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për ngacmimin e një vajze të mitur.
Ndërkohë, vetëm 3 muaj më parë, më 22 korrik, Klaus Jaçajt i hodhën në erë mjetin me tritol. Mjeti ishte i parkuar pranë një pallati, po në lagjen numër 3, në të njëjtën zonë ku babai i tij humbi sot jetën në një atentat me tritol.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Viktimës i ishte bërë atentat dhe më herët, në vitin 2011, por kishte arritur të shpëtonte.
Nga shpërthimi ka dëme serioze edhe në dida biznese përreth vendngjarjes.