Pas aksionit në Lushnjë dhe Vlorë, policia ka ndërmarrë një tjetër aksison. E këtë herë shënjestrën e ka vënë mes Peqinit dhe Rrogozhinës, ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët ose bashkëpunëtorët e atentatit në Durrës.
Kujtojmë se pas Redjan Rrajës, mbrëmjen e kaluar u zbulua personi i dytë i cili dyshohet për atentatin ndaj prokurorit, Arjan Ndoja. Julian Sula ose i njohur ndryshe si Juli i Pashkos është një person jo pak i njohur në botën e krimit, të cilit para një muaji i janë sekuestruar 70 mijë euro cash dhe një automjet me vlerë 100 mijë euro, pasi dyshohej se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
Të shtunën e 1 nëntorit, gjatë një atentati në Durrës mbeti i plagosur, prokurori Ndoja së bashkun me Aleksandër Muharremin i cili njihet si “Rrumi” ose “i forti” i Shijakut. Ndërsa më tragjik do të ishte fundi i Andi Malokut, shoferit të prokurorit Ndoja i cili ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar në Spitalin e Traumës.