• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, February 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Auron Tare: Pas rrëfimit nga Stillo Papadhima, plaku 100-vjeçar që i mbijetoi kampit të robërve të luftës në Gjermani

February 16, 2026
in Histori

Nga Auron Tare

Pas rrëfimit prej dy orësh nga Stillo Papadhima, plaku 100-vjeçar që i mbijetoi kampit të robërve të luftës në Gjermani, katër gjëra më mbetën në mend.

1. Pasi u mbijetoi tmerreve të kampit, urisë, sëmundjeve dhe punës rraskapitëse si rob lufte, Stillo, i veshur me rrobat e ushtrisë amerikane, u nis për në shtëpi. Nëpër stacione treni, me kamionë ushtarakë, në këmbë, mundi të arrinte deri në Beograd. Atje, për disa ditë, u ushqye nga serbët falas, duke pasur statusin e një të mbijetuari lufte. Sapo hyri në kufirin shqiptar, rojet e kufirit u përpoqën t’i merrnin rrobat e reja nga trupi.

2. “Në kamp ndihmuam disa çifutër”, tha Stillo. I thirrur me urgjencë në Tiranë nga Partia, 5 vjet pasi ishte kthyer nga kampi e priste një e papritur. Ata “çifutët” i kishin dërguar Stillos dhe shqiptarëve të tjerë që kishin ndihmuar për t’i shpëtuar në Gjermani nga 500 dollarë. Mirënjohja është një nga virtytet më të rëndësishme. Popujt e mëdhenj mirënjohjen e mbajnë shënim.

3. Pasi e mbyllëm bisedën, e pyeta Stillon nëse i dilte pensioni që merrte nga shteti i tij. Stillo kishte punuar gjithë jetën si shofer në parkun e Sarandës. “E more, djalë”, më tha me të qeshur Stillo dhe sytë i shndrisnin. “Për mua të rrojë gjermëni. Ka 30 vjet që më paguan pension.”

4. Stillo është 101 vjeç. I uroj jetë të gjatë, por kur xha Stillo të largohet nga kjo botë, bashkë me të do të ikë edhe shqipja e mrekullueshme që fliste. E folura e bregut, plot melodi dhe e papërsëritshme. Askush nga shqiptarët e rinj nuk e flet më këtë gjuhë kaq të bukur. Sa keq.

Next Post

Vllaznia fiton 2-1 kundër AF Elbasanit me gol ‘in extremis’ përleshje masive në fushë mes dy kampeve! Tifozët miq thyejnë stolat e ‘Loro Boriçit’

Shkodra i jep fund karnavaleve me djegien e dordolecit! Kryeqendra e veriut lë pas një javë plot aktivitete, ngjyra e muzikë

Në 10:00 mbledh grupin e PS! Rama dorëzon sot ndryshimet ligjore që frenojnë gjykatat të pezullojë postet kushtetuese!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved