Mëngjesin e sotëm, pikërisht në qendër të Tiranës, urbani i linjës Kombinatit-Kinostudio ka përplasur me dhunë një këmbësore e cila po kalonte rrugën tek vijat e bardha.
Burime nga vendingjarjes nuk e kanë përcaktuar ende shkaqet e aksidentit, nëse ka qenë lëvizja e shpejt e mjetit urban apo dhe pakujdesia e zonjës së dëmtuar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 08:00 pranë Bankës së Shqipërisë, ku mësohet se gruaja, nga përplasja, është dëmtuar në njërën këmbë, por fatmirësisht goditja nuk i rrezikoi jetën.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për dokumentimin e plot të ngjarjes./ekskluzive.al