Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Burrel –Komsi, ku dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa njëri është plagosur rëndë
Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një mjet tip “Opel sharon”, është aksidentuar me një motoçikletë. Per pasoje janë aksidentuar shtetasit:
– A.B, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit te Tiranës
-E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës.
Shtetasi G.H, rreth 29 vjeç ka humbur jeten ne vend si pasojë e aksidentit.
Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po punojnë për ndalimin e drejtuesit të automjetit.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.