Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet në vendin e njohur si “kthesa e burgut”, pranë zonës së ish-trenit. Nga pamjet e publikuara duken dy makina që kanë pësuar dëmtime të rënda.
Nuk dihen ende nëse ka persona të plagosur.
Nga të dhënat paraprake mësohet se një nga automjetet ndiqej nga Policia kur është përplasur me një tjetër makinë. Dyshohet se arsyeja ishte se personat që ndodheshin në të kishin armë në makinë.
Personi i vënë në pranga, i cili shkaktoi edhe aksidentin e shumëfishtë sot në mbrëmje, ku u përfshinë 7 makina, rezulton të quhet Ervin Kodra.
Ambulanca dhe forca të shumta policia janë në vendngjarje. Një grua është parë të futej në ambulancë. Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se gjendja e saj nuk dukej e rëndë.
Mësohet se ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.
Përshkrimi i ngjarjes
Ndjekja dhe aksidenti
Policia është vënë në ndjekje të një automjeti tip “Tuareg” nga bulevardi “Zogu i Parë”. Dyshohet se në atë automjet kishte lëndë narkotike. Në ndjekje e sipër mjeti përplaset me një tjetër automjet tip “Golf” në vendin e njohur si “kthesa e burgut”, pranë zonës së ish-trenit. Nga pamjet e publikuara duken dy makina që kanë pësuar dëmtime të rënda.
Pas përplasjes personi që kanë qenë në “Tuareg” ka dalë nga makina dhe kanë qenë me armë zjarri. Ndjekja ka vijuar në këmbë edhe personat e dyshuar kanë hedhur armët, dy pistoleta, në një avlli pranë një banese. Por, i dyshuari është arritur dhe arrestuar nga policia.
Te makina tip “Golf” ishte në bord një vajzë e cila është transportuar me autoambulance në spital.
Në aksident janë përfshirë edhe disa automjete të tjera, që kanë pësuar dëme më të lehta: Autori i dyshuar ka përplasur 7 makina në përpjekje për ti ikur policisë.
Ngjarja ka krijuar trafik të rënduar. Rruga me lëvizje nga ish-treni në “Dona Bosko” është bllokuar.