Pas seancës ku u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”, Ridvan Zykaj u dërgua drejt ambienteve të paraburgimit në Vlorë, nga ku mësohet se është vendosur në një qeli i vetëm.
Burime nga Policia kanë konfirmuar për “Panorama” se duke qenë se ende nuk ka një raport zyrtar të ekzaminimit të tij mendor, është vendosur që ai të qëndrojë i vetëm për të shmangur ndonjë përplasje në qeli.
Por, që pas seancës gjyqësore, 24-vjeçari i akuzuar për vrasjen e tetë kushërinjve të tij nuk ka dashur të dalë më nga qelia.