Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, është kthyer tashmë në një nga emrat e rinj më premtues në industrinë muzikore në botë dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vokali dhe talenti i saj ka arritur të depërtojë tek shumë fansa e cila po ashtu përmes platformës së saj, jep dhe mesazhe motivuese për talentet dhe ata që kanë frikë të provojnë.
Në një postim në që ka bërë në Instagram, Ava tregon se ëndrrat mund të bëhen realitet dhe po ashtu ka përmendur se si familja e saj ja doli edhe pse kur kanë mbërritur në Amerikë kanë pasur vetëm rrobat e trupit:
“Në jetë, është e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse të gjitha letrat hapen kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mund ta bëni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdhën në SHBA me asgjë tjetër përveç rrobave të trupit. Unë po jua them këtë sepse besoj se ju mund të bëni gjithçka.”