Në “Real Story” në ABC News, avokati Idajet Beqiri kritikoi ashpër SPAK-un, duke theksuar se institucioni ende nuk ka bërë drejtësi dhe është i ndikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“SPAK end nuk është në lartësinë e detyrës dhe po luan ndjenjat e një populli të tërë. Me atë që Shqipëria është në prag të integrimit në BE. Po e injorojnë këtë çështje jo se janë të paaftë, por se janë të kapur nga ish-kryeministri i vendit, sepse ka ende kontroll mbi SPAK. Berisha i mban të lidhur jo vetëm me dosje, por edhe me akte korruptive. Kemi të bëjmë me një krim që e pranon vetë autori i tij.
Nuk mbyllet “21 Janari” dot është një krim i hapur. Duan ta mbyllin “21 Janarin”, por nuk e mbyllin dot është një krim i hapur që pa marrë ndëshkimin e duhur dhe pa marrë burgimin e përjetshëm siç e meriton Sali Berisha. Berisha e pranon vetë që ka bërë krim. I ka pranuar në një mënyrë apo në një tjetër në deklaratat e tij. Berisha e bëri gjak Shqipërinë”, tha Beqiri.






