Nga Spartak Ngjela
Komisioni i Venecias e shkarkoi Metën. Nuk kish si të ishte ndryshe. “Nuk ka kompetencë kushtetuese presidenti, dhe në asnjë ligj, që të ndryshojë datën e zgjedhjeve”, thotë Komisioni.Këtë thashë edhe unë kur shpjegova pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ. Është pika e parë e ligjit në të dy kodet: edhe në Kodin Civil, edhe në Kodin e Procedurës Administrativë kjo që shpreh Komisioni i Venecias.
Por pyetja që duhet ngritur këtu është kjo: Çfarë ka ndodhur në stafin juridik të këtij presidenti?
Është forca e arbitrarizmit të tij që i është imponuar juristëve të tij të flisnin si qytetarë të thjeshtë, apo ata janë servilë të Metës deri në lakeizëm?
Ore, apo ia kanë hedhur juristët e stafit këtij njeriu mediokër?
Koha do ta tregojë…
Gjithsesi… koha po ecën vijimisht në favor të shqiptarëve dhe kundër korrupsionit të lartë shtetëror…
Kjo është kryesorja e këtij çasti juridik që sot u hodh kundër presidentit shqiptar…