Avokat Genc Gjokutaj ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka thënë se opozita gjithmonë ka qenë dashnorja më e madhe e pushtetit.
Genc Gjokutaj: Bazuar në ligjet elektorale botërore dhe praktikat e shteteve më të zhvilluara, vërtet situata është iracionale. Por duke marrë parasysh traditën tonë, situata është më racionale se kurrë. Në Shqipëri dashnorja më e madhe e pushtetit opozita ka qenë.
Sepse urrejtja e zgjatur kthehet në dashuri. E kam unë e ke ti, por ajo është dashuri. Ndërkohë Gjokutajt ka shtuar se veprimi i opozitës është si pasojë e një presioni ndërkombëtar.