Bashkim Nikolli, avokati që mbron në gjykatë interesat e Izet Haxhisë, i ekstraduar pak muaj më parë nga Turqia për dënimin e vrasjen së deputetit të PD Azem Hajdari, është kallëzuar në policinë e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit”.
Kallëzimi kundër Nikollës mësohet të jetë depozituar në polici në datën 11 shtator 2018, dhe për pasojë, tashmë seksioni kundër krimit ekonomiko-financiar, ka nisur hetimet ndaj avokatit.
Personi që e ka kallëzuar avokatin, është shtetasi Sokol Vuçeta nga Shkodra, i cili përpara oficerit të krimit-ekonomik Arben Dashi, ka rëfyer se Bashkim Nikolla i ka marë 5 milion lekë të vjetra, për ta përfaqësuar juridikisht dhe rihapur çështjen penale, por në fakt që prej muajit Janar 2018 e deri më sot, sipas qytetarit nga ana e avokatit nuk është bërë asnjë punë, për ta përfaqësuar në gjykatë.
Sipas Vuçetës, avokati Nikolli ka marë sasinë e parave me premtimin se do të hapte çështjen por në fakt, nuk ka mundur të realizojë anjë gjë, qoftë edhe të kishte përgatitur padinë për ta depozituar në gjykatë.
Vuçeta u ka thënë efektivave të policisë se është përpjekur shumë herë të kontakojë Bashkim Nikollin në mënyrë që ky i fundit ti kthejë shumën prej 5 milion lekë të vjetra, por në fakt numri i tij rezultonte i mbyllur.
Madje Vuçeta, ka shtuar se dhe atëherë kur e kapte në telefon, Bashkim Nikolla, i pohonte se ndodhej në Turqi./Shqiptarja.com