Avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.
Ai shprehet se zgjedhjet nuk u vodhën nga PS por u shitën nga PD!
Për këtë avokati tha se do të heqë dorë nga angazhimi politik dhe do të grisë diplomën nëse e vërteton një gjë të tillë.
“Zgjedhjet nuk u vodhën nga PS por u shitën nga PD!
Gris diplomën dhe heq dorë nga angazhimi politik nëse nuk vërtetoj se vota u çvesh nga fshehtësia me firmën e njerëzve të Bashës!”, shkruan Goxhaj.