Gjithçka ka lajmëruar gazetari Basir Çollaku, lidhur me pozicionin e Nazer Seitajt në raportin me drejtësinë italiane është “Fake News”, ndaj i bëj thirrje nëpërmjet jush të ndërpresë çdo lloj informacioni. Në të kundërt do të përballet me hedhjen në gjyq…
Njeriu që ka artikuluar frazat me këtë përmbajtje është gazetarja e emisionit “360 gradë” në Romë, Alba Kepi, e cila në pjesën e tretë të emisionit me temë:” “Kryeministri në trekëndëshin Uashington-Bruksel-Berlin”, dedikuar çështjes Seitaj, ka ndërhyrë duke sqaruar se informacioni që Çollaku ka shpërndarë, lidhur me mbajtjen e një seance pyetjesh ditën e sotme në Katania nuk ka qenë i vërtetë.
“Unë kam zhvilluar një bisedë sot në mbrëmjen me avokatin e Nezar Seitajt, njëkohësisht avokati i Moisi Habilajt. Më kërkoi të informoj zt. Basri Çollakut që të mos përhapin “fake news” pasi ai dhe familja e zt.Seitaj po përgatisin një paralajmërim për denoncim për shpifje për lajmin e përhapur sot. Ai ma ka kërkuar personalisht”, ka thenë Kepi.
Sipas gazetares, momentalisht Nazer Seitaj ndodhet në Romë dhe jo në Katania. Nuk ka patur asnjë plan për marrjen e tij në pyetje ditën e sotme dhe shpallja e tij si i penduar i drejtësisë italiane jo vetëm është etiketim i pavërtetë por me pasoja për familjen e tij që, momentalisht, ndodhet në Itali.
“Të përhapësh lajmin se ai është bashkëpunëtor i drejtësisë italiane do të thotë të vësh në rrezik jetën e tyre. Familjarët janë të shqetësuar”m ka këmbëngulur gazetarja Kepi në raportimin e saj nga Roma.