Avokatët e biznesmenit Ylli Ndroqi kanë reaguar dje pas vendimit për t’i vënë atij në sekuestro preventive pasurinë. Alban Qafa deklaroi se ka parregullsi në cilësinë e hetimeve të bëra nga policia dhe prokuroria. “Nga ana e SPAK më 21 korrik 2020 u regjistrua procedimi p.enal dhe 7 ditë më pas, më 28 korrik u regjistrua kërkesa e prokurorisë për vendosjen e sekuestros.
Dokumenti është marrë në shqyrtim në maj, ndërkohë që kërkesa e organit të a.kuzës është depozituar në korrik. Kjo tregon nxitimin si të prokurorisë dhe të gjykatës për këtë vendim. Është vënë sekuestro mbi 26 pasuri të një biznesi mbi 29-vjeçar. Ngrihet pyetja si është e mundur që brenda 7 ditësh nga regjistrimi i procedimit p.enal, u gjetën indicie sipas pretendimeve të arsyeshme për të shkuar drejt s.ekuestrimit të pasurive të z. Ylli Ndoqi.
Vetëm një ditë më pas, Policia e Shtetit ka nxituar që të deklarojë se hetimet kanë zgjatur 18 muaj nën drejtim e prokurorëve të SPAK. Para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para presidentit në dhjetor të vitit 2019. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar”, tha ai. Avokati u shpreh se sipas ligjit është sanksionuar se hetimet drejtohen nga prokuroria. Po sipas tij, duhet të ishte prokurori ai që përmes policisë gjyqësore të ndërmerrte veprimet e nevojshme ndaj personave të sipërpërmendur.
Por avokati ka nxjerrë dhe të dhëna se si është blerë televizioni “Ora News”. “Për sa i përket blerjes se TV ORA sh.p.k nga z Ylli Ndroqi në vitin 2007. Ky televizion i është blerë shtetases Ilda Prifti në atë kohë 18 vjeç, në 12.11.2007 me kontratën noteriale nr rep 13309 nr 2120 kol, në vlerën 25.000.000 (njëzet e pesë milionë lekë). E gjithë vlera e blerjes së TV ORA sh.p.k prej 25.000.000 lekë është financuar në bazë të kontratës së kredisë bankare”, thuhet aty.
Sipas të dhënave, vajza e përmendur nga avokati, është mbesa e Aleksandër Frangajt, pronar i televizionit “Klan”. Ashtu siç u shpreh dhe avokati, ajo ka qenë vetëm 18 vjeç dhe zotëronte një televizion, duke thelluar kështu skandalin e mediave në vend.