Me tone të ashpra po shoqërohet mbledhja e sotme e KAS për shqyrtimin e ankimimeve për rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun Vlorë, Gjirokastër dhe Berat.
Debate me tone të larta ka pasur ndërmjet anëtarit të KAS, Ilir Rusmailit, relatorit të mbledhjes Ledio Braho dhe përfaqësuesit të partisë demokratike Marash Loku.
Përplasjet janë zhvilluar për dy komisionerë në qarkun e Gjirokastrës që kanë votuar dy herë. Rusmaili ka kërkuar nga Nenkomisionerja Pelinku se kujt i përkasin, kjo ka qenë arsyeja që ka ndezur debatin, pasi relatori Braho nuk e ka lejuar t’i përgjigjet ndërsa, përfaqësuesi i PD e ka akuzuar Rusmailin se: Që nga fillimi i këtij procesi ne e dimë mirë anën e kujt po mbani.
Rusmajli: Çfarë i keni këto fantazira, unë dua që prova të nxjerrë të vërtetën, si ka mundësi se kujt i përkasin këto komisionerë dhe kujt parti i përkasin. Keni mundësi që të na thoni se kujt i përkasin këta persona. Ky opsion ka rëndësi vendimtare për rëndësinë e provës për ta zbardhur dhe jo për ta mbuluar atë.
Braho: Kjo është e patolerueshme në qoftë se ata kanë qenë pjesë e një force politikë.
Rusmajli: Në qoftë se ka qenë me prapavijë politike, ne nuk mund ta fshehim nën rrogoz. Ju nuk mund të më intimidoni mua të bëj pyetje.
Përfaqësuesi i PD i kthehet Rusmaijit: Që nga fillimi i këtij procesi ne e dimë mirë anën e kujt po mbani, na lini neve të bëjmë pyetje.