Nga Romeo Kara
Nje miku im gazetar perdor shprehjen: turpi tek ne nuk ka fund.
Ja pra, ky eshte nje nga rastet.
Ceshtja e shqyrtimit nga gjykata e apelit lidhur me ankimimin qe une i bera pushimit të privatizimit të OSSH-se, i ka rene për gjykim mikes se Ilir Metes, nenes se kandidates për deputet të LSI-se, Shpresa Beçaj.
Ajo cka ndodhi me ceshtjen e Metës lidhur me videon e tij me Priftin, të heq cdo dyshim lidhur me integritetin e ketij procesi.
Tashme une nuk e paragjykoj gjykatesen, por e gjykoj, sepse kur ajo drejtonte Gjykaten e Larte, ajo gjykate turpi e nxorri të pafajshem Meten edhe pse me ze e figure provohej vepra e tij penale.
Ky eshte sistemi i drejtesise në Shqiperi.
Ky eshte garanti i krimit politik në Shqiperi, qe persa kohe do të lejohet nga ne qe të rrije aty, për aq kohe do e mbaje peng drejtesine.
Qeveria dhe mazhoranca duhet të prononcohen dhe të mbajne qendrim perballe kesaj pengmarrjeje të hapur të drejtesise.
Filozofise se falimentimit se, nuk ka rendesi cfare mdodh por ka rendesi se si reagohet me pas, i ka ikur koha.
Drejtesia ka nevoje për veprime parandaluese dhe jo korrigjuese mbas pilafit.
Me ligj dhe me akte të tjera, keta gjyqtare avokate të krimit duhet të dalin nga sistemi i drejtesise dhe ceshtje të tilla t’u jepen për gjykim vetem gjyqtareve me integritet dhe të paperfolur në lidhje me politiken e korruptuar.
Sa me shpejt duhet miratuar në kodin penal nje amendim ku të parashikohen denime makaksimale ndaj gjyqtareve qe japin denime të padrejta dhe të pabazuara në ligj, fakte dhe prova.
Megjithate drejtesia kurre nuk do të vije nese ky popull nuk ushtron te drejten e tij të sovranit dhe t’i nxjerre nga zyrat e prokurorise dhe gjykatave keta pengmarres.
Nese gjyqtaret e Metes do gjykojne Saliun, atehere ankimin e radhes do t’a bej direkt në popull.