Nga Romeo Kara
Eshte marrezi të shpresosh rezultate të ndryshme pa ndryshuar rutinen.
Eshte marrezi të shpresosh se të njejtet persona qe bene zullumin, do te bejne edhe drejtesine.
Nuk lodhemi se degjuari perralla e demagogji dhe duke pritur se, punet do të behen vete, kriminelet do të ndergjegjesohen, drejtesine do të na e dhurojne në pjate të argjendte duke gjykuar vetveten, do veteburgosen, do vetedorezojne pronat e vjedhura dhe do realizojne me se fundi ndryshimin e shumepritur.
Nuk duam t’i hapim syte edhe pse e kuptojme qe jemi vetem perpara shfaqjes se radhes se demagogjise.
Ndryshimin do t’a sjelle nje mea culpa kolektive per tolerimin dhe suportin qe i kemi dhene dashur padashur shkaterruesve të familjes sone të perbashket, shtepise sone të perbashket.
Mea culpa, thelbi i se ciles eshte pranimi i sinqerte dhe vetekritik i gabimeve tona, eshte hapi i pare serioz i ringritjes morale, pa të cilen nuk mund të kete asnje lloj ringritjeje tjeter.
Mea culpa do të na beje të mundur t’a shohim në sy të verteten, shkaqet e problemeve tona si dhe rrugezgjidhjen e tyre, duke na udhezuar si duhet drejt nje ballafaqimi deciziv me cdo shkak apo shkaktar të kesaj situate tragjike ku ndodhemi.
Njerezit e ndryshimit une nuk i shoh kurrsesi tek aktoret e kesaj politike 30 vjecare, tek oligarket ekonomike, tek pseudointelektualet e shumte qe flasin sipas porosive dhe pagesave si dhe tek krimi i rruges qe sot debuton ne biznes dhe politike.
Ndryshimi do të vije vetem nepermjet tribuneve të vertete të ketij populli, qe kane vendosur të perballen me cdo kosto me shkaktaret e tragjedise shqiptare, larg cdo meskiniteti dhe demagogjie.
Ndryshimi i vertete fle tek ata qe sot jane te panjohur, të papopullarizuar, dhe të thjeshte në cdo parameter, por qe jane të karakterizuar nga integriteti dhe dinjiteti dhe qe kane guximin dhe pjekurine për të marre në dore ndergjejgesimin e popullit të thjeshte, për t’a ngritur ate sa me shpejte qe të marre në dore fatet e tij njehere e përgjithmone.
Kjo klase politike 30 vjecare duhet abandonuar njehere e mire, kudo ku militon ajo, dhe të fajesohet moralisht dhe ligjerisht për rrenimin e pashembullt moral dhe material qe i ka bere popullit të saj.
Sot eshte koha për mea culpa, koha të ringrihemi permes gabimeve tona, permbi veten tone me synimin: Shqiperia mbi gjithshka dhe për Shqiperine japim gjithshka.
Sot eshte koha për veprim, koha për ndryshim.
Sot eshte koha kur e mira të bashkohet perballe se keqes, koha për ringritjen morale, koha për të filluar ringritjen e Shqiperise.