Nga Romeo Kara
1. Hunter Biden, akuzohet se, ka perdorur emrin e babait te tij, Joe Biden, ish zv/Presidenti i USA lidhur me disa favorizime biznesi në Kine dhe Ukraine.
Nuel ( Ndue ) Kalaj, akuzohet se, ka perdorur lidhjet e tij të aferta me Sali Berishen, lidhur me disa favorizime biznesi me Çekine.
2. Hunter Biden, akuzohet se, u be anetar bordi i kompanise Burismas, per arsye te ndikimit politik te Joe Biden, pasi ai ishte krejt pa eksperience, ne fushen energjetike dhe ne lidhje me Ukrainen.
Nuel (Ndue) Kalaj pretendon se, ai eshte paguar nga CEZ-i me 6.8 milione euro, pasi ai i ka ofruar keshillime te vyera biznesi, lidhur me privatizimin e OSSH-se dhe situaten ne sektorin shqiptar te energjise.
Nuel eksperti, nuk ofroi kurre nje fakt, qe ai te kishte pasur pervoja te meparshme ne kete drejtim, si dhe te mepassshme.
E vetmja pervoje ishte ajo me CEZ-in.
3. Hunter Biden, paguhej 50 mije dollare në muaj, edhe pse nuk ofronte asgje profesionalisht.
Nuel (Ndue) Kalaj u pagua 6.8 milione euro edhe pse nuk ka ofruar asnje rrjesht ekspertize lidhur me sistemin energjetik shqiptar.
4. Hunter Biden, u largua pa zhurme nga bordi i Burismas, pikerisht pasi Joe Biden po largohej nga pushteti.
Nuel (Ndue) Kalaj u largua nga torta, se bashku me kompanine Antika 04, me të cilen mori edhe 900 milione leke te tjera nga CEZ-i, pikerisht ne momentin kur Berisha po largohej nga pushteti.