Nga Romeo Kara
Në zgjedhjet e ardhshme po shkohet perseri me listat e tre kryetareve Rama, Meta, Basha (Berisha). Listat si zakonisht do të permbajne vetem ushtare të tyre të perzgjedhur nga moria e dashnoreve dhe e dashnorëve, ortakeve në vjedhje e grabitje, familiareve, derdimeneve, klloshareve dhe karagjozeve.
Sido qe të votojme, produkti do të jete perseri ajo ç’ka ofrojne keta të tre dhe bandat e tyre të llumit.
Nese keta nuk do t’a pranojne kthimin me hir të demokracise, patjeter qe ajo do të kthehet me pahir.
Çdo kupe pasi mbushet, derdhet.
Pesimistet dhe qaramanet jane të lutur të bejne pushim kete radhe me komentet e tyre.
Zgjidhja eshte brenda nesh, dhe kush pret nga vendi dhe populli, pa pyetur veten, pa nderruar avazin e ankimit, pa dashur qe të prishe rehatin e tij, per fatin e tij, vendit dhe popullit të tij, eshte thjesht nje fatalist qe në cdo hap sheh disfaten dhe jo sfiden.
Perballe bashkimit të tre kërmave të politikes, duhet bashkimi i të gjithe shqiptareve të vertete dhe të ndershem, qe realisht duan t’i japin ketij vendi, t’i nderrojne kursin jetes, t’i dalin për zot, te perballen me të gjitha menyrat me hajdutet ordinere te veshur me petkun e politikanit, prokurorit, policit apo gjyqtarit, qe prej 30 vitesh kane marre peng vendin dhe jeten tone.
Nuk jemi pak ne qe jemi velur dhe neveritur me pazarin politik shqiptar, ne qe kemi integritetin dhe deshiren për ndryshim, ne qe kerkojme nje të ardhme dinjitoze për veten dhe vendin, ne qe duam nje shtet ligjor, ku të gjithe të jene të barabarte perpara ligjit, me shance të barabarta dhe ku ligjet të miratohen nga populli dhe për popullin.
Nuk jemi pak ne qe aspirojme per nje instalim të nje drejtesie të vertete, qe do të beje të mundur dergimin perpara saj të të gjithe elites kriminale politike shqiptare, zhveshjen e saj nga pasurite e vjedhura dhe ndeshkimin shembullor të saj.