Nga Romeo Kara
Fakti qe ne po perjetojme kete realitet absurd dhe riciklimin pambarim te politikes se konsumuar dhe te vjeter, te paprincip dhe shpresevrasese, na ngarkon me detyren e krjimit te nje alternative te re politike, qe te kete si synim te qarte nxjerrjen nga skena te establishmentit te korruptuar politik dhe ofrimin e nje programi politik te bazuar ne vlera dhe parime, me qellimin e vetem vendosjen e Drejtesise dhe Ndërtimin dhe Zhvillimin e vendit.
Eshtë pikerisht koha per t’i dhene fund politikes 30 vlecare te krimit, te vjedhjes, korrupsionit, shpopullimit te vendit, te drejtimit te tij nga elementet mafioze dhe oligarkike, te rrenimit te interesave te shqiptareve ne favor te interesave te krimit-oligarkik, si dhe te politikes si biznesi me fitimprures.
Pasojat e nje politike pseudotranzicioni 30 vjecare jane: largimi gjithnje e me teper i politikes nga vlerat dhe morali, duke kthyer garen politike ne nje gare te paster vetem per pasuri e pushtet, me pasoja katastrofike per vendin dhe popullin, duke rrenuar ne cdo drejtim vendin, duke vrare perfundimisht shpresen se ky vend mund te behet, duke nxitur me dhune shpopullimin e vendit, duke luftuar pa meshire cdo akt lirie dhe drejtesie te vertete, duke ngritur krimin ne pidestal, si dhe duke ricikluar pambarimisht te njejtet aktore dhe autore te kesaj fatkeqesie.
Ky riciklim sa i rrezikshem aq edhe cinik, eshte shprehje e qarte e qellimit te kesaj politike, se ajo ka vendosur qe kurre te mos heqe dore nga pushteti dhe privilegjet e tij, si dhe te shuaje njehere e mire shpresen per ndryshim.
Ata te cilet per 30 vite jane ne pushtet, qe e keqperdoren ate dhe besimin e ketij populli, sot jane ne nje aleance te plote me njeri-tjetrin.
Politika, media trushperlarese dhe manipulative e se vertetes, oligarket e biznesit, te cilet kane kapur poziten dhe opoziten dhe pervetesojne parate publike nepermjet tenderave, PPP-ve, privatizimeve dhe ligjeve monopolo-oligopoilike, kriminelet ordinere neper burgje dhe ata qe jane konvertuar ne biznesmene, jane krah per krah me njeri tjetrin, ne aleance te plote per te ruajtur statukuone e kesaj politike 28 vjecare.
Instalimi i nje politike qartesisht konfliktuale dhe desktrutive, eshte produkti i kesaj aleance antivlerash, qe devijoi fatalisht rrugetimin e shqiptareve per ne Europe.
Viti 1990, ishte viti i startimit te nje sere numri vendesh nga Europa Qendrore dhe Lindore drejt asaj Perendimore dhe vlerave te saj.
Ne akoma kemi ne memorien tone, bashkejetesen te emigranteve tane ne Greqi, me emigrantet ceke, polake etj, te cilet kane vite qe jane kthyer ne vendet e tyre, duke instaluar sukseshem atje parametrat europiane, si dhe duke u kthyer ne prites te emigranteve.
Sot Cekia, ka nje GDP me te larte se vete Greqia, dhe kjo vetem fale nje politike dhe pune larg antivlerave dhe antiinteresave te shtetit cek.
Politika e ketij vendi pas vitit 1990 u mor seriozisht me pershtatjen e vendit dhe ekonomise se tij me tregun e Europes dhe parametrat e tij, duke e kthyer shume shpejt kete vend ne nje anetar dinjitoz te Europes dhe shembull suksesi.
Politika jone, nuk ndoqi kurre rrugen e pershtatjes se Shqiperise me tregun europian, duke pershtatur legjislacionin dhe standartet me ate treg, por, ne rrugen e marrezise per t’u bere zot i vendit, rrenoi te gjithe ekonomine, nderrmarjet shteterore, ushtrine, shendetesine, arsimin, sportin, kulturen, mjedisin, respektin per veten, Atdheun, ligjin etj.
Ne realizimin e qellimit te mesiperm, si dhe te mbajtjes se pushtetit ne duart e saj, kjo politike gjithmone e ka gjetur gjuhen mes vetes, pavaresisht se ne dukje karakterizohet nga urrejtja nderpartiake.
Te gjithe pa perjashtim, jane te bindur se, nga kjo politike, nga keta aktore te konsumuar totalisht nga korrupsioni, koha dhe deshtimet e tyre te pafund, Shqiperise nuk do t’i vije asnjehere dita e shpreses dhe e miresise.
Kjo politike pengmarrese e vendit dhe e popullit te saj, qendron paturpesisht dhe kokefortesisht, si vije ndarese midis shqiptareve dhe shpreses, midis shqiptareve dhe drejtesise, midis shqiptareve dhe progresit, midis shqiptareve dhe Europes.
Kerkesa per nje levizje per drejtesi po lind nga nevoja imediate per te kontestuar te gjithe establishmentin politik, dhe per te sjelle shpresen se, ky vend mund dhe duhet te behet.
Ne kete levizje duhet te marrin pjese te gjithe ata shqiptare qe duan t’i japin dhe jo t’i marrin vendit, per t’i dhene fund monopolit 30 vjecar te politkes se vjeter, duke vrare perfundimisht friken qe ajo ka mbjelle ne mendjet e shqiptareve si dhe duke u perballur me kete realitet, pa iu shmangur atij deri ne renien e tij dhe fitoren e moralit, vlerave dhe drejtesise.
Edhe transparenca me minimale, do te mund te hidhte drite mbi fakte te tmerrshme per realitetin shqiptar, pasi e verteta i kalon kufijte e fantazise lidhur me vjedhjet, shperdorimet, privatizimet, tenderimet, koncesionet, trafiqet, vrasjet, zhdukjet e njerezve, shkaterrimin e jetes se tyre, rrenimin e mijera familjeve shqiptare, endrres se tyre, shpopullimit te vendit etj.
Babezia e politikes shqiptare nuk ka fund derisa ne, do t’i japim fund asaj.
Nje levizje e paster per drejtesi do te jete tribuna e njerezve te thjeshte e te ndershem, qe duan t’i japin fund talljes se politikes dhe krimit me kete popull, privilegjeve te pushtetit, dhe pengmarrjes te se ardhmes.
Hapi i pare eshte: clirimi i vendit nga pushtimi i krimit, i cili kontrollon, dirigjon dhe investon i pakonkurueshem ne te gjitha nivelet e politikes dhe ekonomise.
Lidhur me kete, ne i kemi shpallur lufte te hapur cdo lloj krimi, qe ne aleance me politiken dhe oligarkine, po sundon sot jeten e vendit.
Kjo levizje per drejtesi duhet te kontestoje me force, regjimin oligarkik, ku nje pakice njerezizh zoterojne dhe trajtojne si prone te ligjshme te tyre te gjithe fatin e vendit dhe te popullit.
Kjo levizje duhet te jete nje opozite te forte, konkrete, pa kompromis, dhemb per dhemb me cdo force politike, organizim, institucion apo individ, qe vepron kunder interesave te Shqiperise dhe shqiptareve kudo ku ndodhen ata.
Kjo levizje duhet te jete kundershtare ndaj cdo padrejtesie qe godet popullin, nje shtrese te caktuar apo nje individ, duke proklamuar se perballe padrejtesise ne do te ndjekim moton: “Nje per te gjithe dhe te gjithe per nje”.
Kjo levizje duhet te godase cdo veprim te pamoralshem te qeverise, forcave politike apo individi, i cili cenon vlerat, integritetin, dinjitetin dhe interesat e vendit.
Kjo levizje duhet te jete kundershtare politikisht dhe konkretisht, kunder cdo akti kriminal ne pergjithesi dhe sidomos atyre akteve qe efektojne pareshtur politiken dhe ekonomine shqiptare ne vecanti.
Kjo levizje duhet te kundershtoje me force, politikat qe thellojne diferencimet pasurore, qe perjashtojne shqiptaret nga mundesite e barabarta ne vendin e tyre dhe me gjere, qe varferojne pjesen me te madhe te popullit, qe favorizojne vetem oligarkine dhe elitat politike e kriminale, qe nxisin urrejtjen,largimin e shqiptareve nga trojet dhe shtepite e tyre, qe kane vrare te tashmen dhe shpresen per te ardhmen.
Kjo levizje duhet te tregoje se e drejta fiton nese ne do te vendosim qe te dalim nga stadi i te qenit indifferent ndaj fatit tone dhe fatkeqesise tone, te cohemi ne cdo rast padrejtesie, te perballemi dhe vetem te perballemi deri ne fitore ndaj sistemit te se liges ne Shqiperi.
Ne duhe te tregojme se asgje nuk eshte e pamundur dhe se cdo gje eshte e mundur nese ne do te vendosim te marrim ne dore fatet tona.
Ne duhet t’i ofrojme njerezve, perkushtim, profesionalizem dhe energjine e duhur per te bere te mundur realizimin e vendosjes se nje drejtesie dhe ndertimin e nje Shqiperie, te begate, normale per te jetuar dhe punuar nen garancine e nje shteti te se drejtes, ku ligji do te jete sunduesi i vetem dhe i njejte per te gjithe.
Ne duhet te jemi peng, besnike dhe zbatues deri ne fund te programit tone, duke dhene te paret shembullin se, koha e mashtrimit politik dhe i moszbatimit te premtimeve politike do te marre shume shpejt fund.
Ne duhet te jemi tribuna, avokati, suporti, zeri dhe perfaqesuesi i cdo shqiptari te ndershem, i cdo shqiptari ne nevoje, i cdo shqiptari pa prone qe jeton e mbijeton vetem me punen e tij.
Kjo shtrese do te jete prioriteti yne.
Me politikat tona antioligarkike, ne do te bejme te mundur qe te krijojme vende pune per te gjithe shqiptaret, t’i nxjerrim ata nga stadi i nevojes ku jane zhytur, t’u sigurojme atyre punesim dhe strehim, si dhe garancine e pasjes se nje vendi pune.
Lidhur me kete duhet te hapen nderrmarje te reja shteterore, duke hequr dore perfundimisht nga lenia e kesaj shtrese ne meshiren e oligarkise, e cila per 30 vite vetem e poshteroi, e varferoi dhe e perzuri kete shtrese nga vendi.
Asnje pune tjeter nuk do te jete me e rendesishme se sa nxjerja nga bataku i varferise i kesaj shtrese.
Lufta kunder varferise dhe shkaqeve te saj si dhe lufta kunder krimit dhe vendosjes se drejtesise do te ecin krah per krah, me te njetin hap dhe me vendosmeri.
Percaktimi zyrtarisht i nivelit zyrtar te varferise, do te jete percaktues gjithashtu edhe i politikes se pagave, cmimeve dhe pensioneve.
Pagat do te rriten dhe do te luftohet me cdo forme shtrenjtimi spekullativ i jeteses.
Te gjitha lojerat e fatit, bixhozit, bastet sportive etj, do te shtetezohen dhe te gjitha te ardhurat e tyre do ti kalojne kesaj shtrese.
Ne duhet te jemi shtepia politike e te gjithe atyre qe aspirojne per ndertimin dhe forcimin e nje shtrese te mesme ne Shqiperi, duke luftuar pareshtur varferine dhe shkaqet e saj dhe duke orjentuar bazen e ekonomise dhe zhvillimin e vendit tek shtresa e mesme.
Ne funksion te ketij qellimi final, ne do te perkrahim me cdo mjet biznesin e vogel, zhvillimin e tij dhe rritjen e tij per t’u kthyer sa me shpejt ne nje shtrese e mesme.
Ne duhet te tregojme se dhe te vetem, pa perkrahjen e strukturave shteterore, ne kemi deshiren, vullnetin, perkushtimin, aftesine dhe vendosmerine per ta nisur, bere dhe cuar deri ne fund kete lufte.
Ne do perballemi me krimin, do te kerkojme dhe realizojme permiresimin e kuadrit ligjor, duke realizuar nje reforme shume me te shpejte ne sistemin e drejtesise, krijimin e nje organi hetimi dhe akuze te bashkuar nen te njejten kupole sipas modelit gjerman, zbatimin e rrepte te ligjeve dhe goditjen e pareshtur ndaj cdo aktiviteti kriminal, jashte kornizave te hipokrizise dhe aksioneve demagogjike.
Ne do te kemi te gjithe vullnetin dhe energjine per te c’rrenjosur krimin, pushtetin e tij ekonomik dhe politik, duke premtuar sekuestrimin dhe konfiskimin e te gjitha pasurive te krimit, denimin e krimineleve dhe largimin njehere e mire nga qafat e shqiptareve te kesaj zgjedhe si dhe te frikes qe ajo ka mbjelle.
Motoja jone duhet te jete: “Lufte pa kompromis kunder krimit deri ne fitore dhe ndertimin e vendit”.
Hapi i dyte po kaq i rendesishem do te jete: ndertimi i shtetit te se drejtes, i sigurise se plote juridike per jeten, pronen, vendin e punes, lirine e shprehjes, lirine e besimit, dhe cdo aspekti tjeter, qe eshte i nevojshem per nje jete me dinjitet, ne kete vend te bekuar nga Zoti por te tradhetuar nga politika.
Ne duhet te kemi vizionin e duhur si dhe te gjithe vullnetin e mire per t’i ofruar njereze nje program te qarte te studiuar me hollesi dhe nga shume aktore, lidhur me te gjitha kerkesat dhe sfidat qe do te kete nje levizje per drejtesi.
Kjo levizje duhet te ofroje nje program te hapur per cdo plotesim te metejshem, zhvillim apo ndryshim kushtesh te paparashikuara, dhe mbi te gjitha te jete nje ftese e hapur per pjesmarrjen direkte te votuesve ne persosjen e tij, mbeshtetjen e tij dhe realizimin e tij.
Fatkeqesiht Shqiperia konsiderohet nga banoret e saj, te cilet i kane mbijetuar me shekuj pushtimeve te huaja, si nje vend i pasigurte, i pashprese se mund te behet nje dite, dhe i papershtatshem per te punuar dhe jetuar.
Të gjitha këto janë si rezultat i drejtperdrejte i qendrimit antiligjor, antikombetar, kriminal, abuziv dhe te papërgjegjshem te klases politike shqiptare, e cila meriton te quhet vetem antishqiptare.
Nje levizje per drejtesi duhet te kete te te gjithe vizionin, perkushtimin, besimin dhe energjine për ta cliruar vendin nga kjo e keqe 30-vjecare, per ta rindertuar ate ne te gjitha parametrat e tij, per t’i larguar njerezit nga stadi i nevojes dhe fukarallikut, per te instaluar pa kthim nje shtet te se drejtes, per ti hapur rruge zhvillimit te vendit dhe mireqenies se popullit, per te larguar cdo shkak te urrejtjes dhe percarjes midis shqiptareve, per t’i kthyer atyre besimin e humbur, buzeqeshjen dhe shpresen, se ky vend mund te behet dhe se do te jete Europa dhe parametrat e saj, qe shume shpejt do te instalohen ketu.
Kjo levizje duhet te jete plotesisht e vendosur per te ndertuar nje te ardhme europiane ne Shqiperi, duke plotesuar realisht standartet e kerkuara, larg hipokrizise, talljes dhe pazareve me kete objektiv strategjik dhe jetik per shqiptaret.
Nese gjysma e popullsise sone, iu afruan me iniciativen e tyre Europes, do te jete detyra jone imediate te sjellim per gjysmen tjeter te popullsise ketu, standartet europiane.
Kjo gje eshte krejtesisht e mundur dhe ne duhet t’a realizojme ate.
Nëse bashkohemi dhe luftojme me vendosmëri e pa kompromis të keqen, që ka pushtuar Atdheun, ne mund t’i arrijme te gjitha objektivat dhe mund te ndertojme nje Shqiperi te Re Europiane, strehen e te gjithe shqiptareve, larg dhunes, korrupsionit, percarjes dhe diferencave sociale, mungeses se standarteve dhe shanseve te barabarta.
Ka ardhur koha per nje qasje krejt e re ndaj mentalitetit dhe menyres se qeverisjes se vendit.
Per ne, politika duhet te jete, fusha garuese e atyre qe duan te kontribuojne dhe ti japin vendit, ne ndryshim total me ate cfare perfaqeson sot politika shqiptare.
Ne duhet te ofrojme qasjen e duhur dhe mentalitetin e se ardhmes, ku politikani duhet te jete kontribuesi dhe qeveritari sherbyesi publik.
Koha e nenshtrimit te popullit ndaj atyre, qe ai vete i voton per te qene ne krye, duhet dhe do te marre fund njehere e mire.
Kurre nuk do te vije ndryshimi i madh dhe i shumepritur nese ne vazhdojme me te njeten metode dhe me te njejten elite politike.
Koha per ta bere kete ndryshim ka ardhur, elita e vjeter nuk ofron me asgje te re pervec riciklimit te saj, dhe shpresa se ajo mund te beje ndonjehere detyrat e saj kushtetuese ka humbur me kohe.
Ne duhet te ofrojme nje kendveshtrim krej te ri, energji te reja dhe garancine e duhur per realizimin e ndryshimit te shumepritur.
I ftoj te gjithe shqiptaret qe aspirojne per nje Shqiperi te Re, ku te mbizoteroje drejtesia, ku siguria juridike te mos vihet ne diskutim nga asnje lloj pushteti, ku kujdesi per shtetasit te jete qellimi primar, ku paqja sociale te prevaloje mbi luften politike, ku shpresa per jeten dhe ardhmerine te kthehet fuqishem etj, qe ti bashkohen nismes sone per ndryshim, te japin kontributin e tyre, energjine e tyre dhe cdo gje te nevojshme per te cilen ka nevoje ky ndryshim.
Une besoj plotesisht ne ate qe them, pasi e kam bere dhe provuar perballjen treguar ne vend qe te falimentoj pa luftuar, ringrintjen kur jam rrezuar dhe kam ditur te shoh fitoren aty ku te tjeret kane pare disfaten.
Per ne berja e Shqiperise se Re duhet te jete eshte nje sfide qe duhet fituar patjeter dhe jo nje demagogji elektorale, e lehte per t’u hedhur pas shpines ashtu sic eshte hedhur jeta dhe fati i shqiptareve pergjate ketyre 30 viteve nga politika e tyre.
Njeriu, familja, grupimi, populli dhe njerezimi jane zhvilluar pikerisht nepermjet perballimit dhe kapercimit te sfidave.
Ky sistem 30 vjecar i politikes, ka po kaq vite qe po na sfidon ne shqiptareve me te gjitha menyrat dhe format e mundshme te hipokrizise, poshtersise, vjedhjes, manipulimit, padrejtesise dhe dhunes, prandaj ne sot nuk po bejme asgje tjeter vetem se po sfidojme me vendosmerine, ndershmerine, patriotizmin dhe perkushtimin tone, kete sistem pengmarres dhe antivlerash qe na ka zene dhunshem rrugen e te ardhmes sone.
Ndryshimi i shumepritur, liria per te menaxhuar sipas vullnetit tone vendin dhe jeten tone, dinjitetin qe ta jep vetem qenia i lire, progresin dhe begatine, nuk t’i fal kush, por t’i dhuron vetem perkushtimi dhe sakrifica, vullneti dhe atdhedashuria.
Ato jane aty duke pritur pertej pragut te perballjes me ligesine e ketyre 30 viteve.
Kush eshte dakort, eshte i miresepritur!