Nga Romeo Kara
Me vjen mire qe jepet i njejti konkluzion, sic e dhashe une, per menyren se si ceshtja Tropoja, mund te shkoje ne rihetim.
Gjykata e Apelit, e kthen per gjykim në Gjykaten e Shkalles se Pare, ndersa Gjykata e Shkalles se Pare, ia dergon dosjen prokurorise per plotesim hetimesh.
Kete gje avokati e quan te pamundur, pasi palet nuk jane te interesuara, ndersa une e quaj teper te nevojshme, pasi kete gje e kerkon ligji, parimet e gjykimit, si dhe i gjithe opinioni.
Mbi te gjitha, kete gje e kerkon siguria e vendit, e cila eshte e gjunjezuar, prej momentit kur organet gjyqesore nen ndikimin e politikes, nuk hetojne vrasjen e rreth 200 personave.
Procesi eshte i veshtire, pasi presioni politik e kriminal eshte teper i madh, dhe per drejtesine shqiptare realisht perben nje sfide.
Edhe në mos u rihaptë procesi sot, ai kurre nuk do te varroset poshte intrigave.
E verteta po qarkullon hapur, ne te gjitha llojet e mediave, YouTube, Google dhe portale, keshtu qe faktet e njohura publikisht, nuk te lejon asnje ligj qe t’i injorosh sot.
Ceshtja Tropoja, eshte ceshtja me e rende penale ne historine e Shqiperise, nuk eshte ceshtje civile, dhe perjashton ligjerisht cdo kompromis apo marreveshje te paleve.
Edhe llogjikisht, eshte e pamundur te arrihet nje kompromis midis atyre qe jane vrare, me vrasesve te tyre.
Kush di nje menyre komunikimi midis dy paleve, le t’a thote.
Pa komunikim, nuk ka kompromis.