Nga Romeo Kara
Kreret e perjetshem të sindikatave shqiptare, të vendosur në krye të tyre nga pushteti politik dhe të rizgjedhur me pas fiktivisht, të zhytur në vjedhje e korrupsion ashtu si e gjithe politika, në allishverishe pronash, qerashë, perdorimi apo tjetersimi te tyre, të kthyer në pronare apartamentesh të shumta, lokalesh dhe biznesesh, të zhytur në lluks pakufi, jane pikerisht pergjegjesit kryesore të gjendjes se mjerueshme të punonjesve, qe punojne tërësisht të pambrojtur, nen friken e humbjes se vendit të punes nga pushtetari apo pronari, me paga qesharake, të pasiguruar, pa të drejta dhe pa të ardhme.
Sot kreret e sindikatave, jane cdo gje tjeter, vetem punetore apo sindikaliste jo.
Hajdutet me të neveritshem, i gjen pikerisht tek zyrat e sindikatave.
Ata ne vend qe te bashkonin punonjesit, dhe te ndaheshin teresisht nga partite politike, bene pikerisht te kunderten, percane punonjesit dhe u bene vegla pa dinjitet te partive politike dhe pushtetit, në garen per pervetesimin e pasurive publike.
Politika e stergjatur ne favor te oligarkise, ka qene e favorizuar pikerisht nga mungesa e nje levizjeje te vertete sindikaliste.
Asnje privatizim apo vjedhje e korrupsion, nuk do te ishte realizuar, nese do te ekzistonte nje sindikalizem real ne Shqiperi.
Nje transparence e plote e tradhetise sindikaliste, do te beje te mundur te mesojme me shifra dhe fakte, miliardat e shperdoruara dhe pazaret me fatet e punonjesve.
Sindikalizmi shqiptar patjeter duhet të ringrihet, si hap i pare i largimit të punonjesve nga vendi i ulet i poshterimit, vendosjen e pagave mbi minimumin real jetik dhe fitimin e të gjitha të drejtave sikurse punonjesit në Europe dhe USA.
Sindikalizmi i vertete shqiptar, duhet të denoncioje kreret e sotem sindikaliste, të distancohet nga ndikimi i partive politike, dhe t’i jape fund ndarjes se tij sipas ngjyrave politike.
Sindikalizmi shqiptar duhet t’i referohet ne punen e tij, pese parimeve të arta:
1. Decentralizim kunder centralizimit;
2. Opozite ndaj te gjitha partive politike;
3. Greves si arma supreme per realizimin e qellimeve;
4. Kthimit te shtetit ne nje kujdestar ekonomik te shoqerise;
5. Pergatitjes se sindikatave si baze e nje shoqerie per sistemet e tjera me te zhvilluar te mepasshme.
Ka qene sindikalizmi ai qe ka ushqyer revolucionet dhe mosbindjen civile, duke aplikuar me sukses GREVEN E PERGJITHSHME.